LAJMI I FUNDIT:

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lulet e gjata të cilat femrat i adhurojnë, kultivohen në atë mënyrë që tërë verën mrekullohemi me gladiolat e lulëzuara!

Bimët e gjata me lule të bujshme janë zbukurim i adhuruar nëpër kopshtet gjithandej Evropës. Ja përse gladiola është aq e popullarizuar.


Gladidola lulëzon nga muaji maj deri në muajin gusht. Kjo lule e kadifenjtë është hibrid i cili është zhvilluar me kryqëzimin e pesë luleve të ndryshme, ndërkaq kërcelli i gladiolës mund të rritet madje deri në një metër e gjysmë.

Gladiolat shumëzohen me qepujka, mirëpo është e dëshirueshme që më parë qepujkat e gladiolës para se t’i mbillni në kopsht, t’i mbillni në saksi.

Qepujkat mos i mbillni derisa të mos kalojnë tërësisht ngricat, në mënyrë që fletët më shpejt dhe më lehtë të zhvillohen dhe shtoni pak pleh stalle, transmeton Telegrafi.

Këtë lule të pasur mbilleni në vendet ku ka rreze dielli, ndërsa kur të zhvillojë fletët e para nevojitet që ta riushqeni.

Është me rëndësi t’i ujisni, t’i plehëroni dhe t’i prashitni së paku një herë në muaj.

Gladiolat shpesh duhet patjetër të kenë mbështetje në shkop druri, sepse kanë kërcell të thyeshëm.

Nëse dëshironi që edhe verën e ardhshme gladiolat të lulëzojnë në kopshtin tuaj, nevojitet që në vjeshtë t’i nxirrni nga dheu dhe t’i ruani qepujkat dhe në pranverë sërish t’i mbillni.

Ide tepër të bukura për të rregulluar kopshtin: Si të bëni dhomën e qëndrimit ditor në kopshtin tuaj
Lexo po ashtu Ide tepër të bukura për të rregulluar kopshtin: Si të bëni dhomën e qëndrimit ditor në kopshtin tuaj

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori