LAJMI I FUNDIT:

Si ia bën 49 vjeçarja Nicole Kidman të duket si 35 vjeçare? (Foto)

Si ia bën 49 vjeçarja Nicole Kidman të duket si 35 vjeçare? (Foto)

Në më pak se tre muaj, Nicole Kidman do t’i mbushë plot 50 vite. Po pra – pesë-dekadëshin e madh. Dhe, pas pesë dekadave në këtë botë, ju mund të mendoni se aktorja mund të jetë plakur, por është krejtësisht e kundërta.

Siç duket, sekreti i saj është i njëjtë me atë të J.Lo-së, ku Kidman kryesisht kujdeset për ushqimin e saj dhe ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.

Si ia bën 47 vjeçarja J.Lo të duket si 27 vjeçare?
Lexo po ashtu Si ia bën 47 vjeçarja J.Lo të duket si 27 vjeçare?

Kidman konsumon shumë ushqime të detit
Thuajse si çdo australian, edhe Kidman është fanse e madhe e ushqimit që vjen nga deti. Ajo ka treguar për “Food&Wine” se pjata e saj e preferuar përfshinë guaska, karkaleca deti, gaforre, etj. “Butakët e pasur me proteinë mund të jenë të shtrenjtë, por opsionet më të lira, si tuna e konservuar dhe tilapia, kanë shumë pak yndyrë dhe pak kalori”, ka treguar ajo.

Ajo han çfarëdo që të ketë dëshirë, por në sasi modeste
“Nuk jam person i cili i shmangë ushqimet e caktuara”, kishte treguar ajo për “Women’s Health”. Ajo sigurohet të ushqehet shëndetshëm në 80 përqindëshin e kohës, por 20 përqindëshin tjetër e len hapur për ushqime tjera – çfarëdo qofshin ato.

Kafja e saj e preferuar është e ÇUDITSHME
“Mua më pëlqen më shumë shkuma sesa kafja”, ka rrëfyer ajo për People. Kur ajo e bën porosinë në kafene, ajo i kërkon banakierit t’ia mbushë filxhanin me shkumë dhe me shumë pak kafe. Kjo mund të jetë e çuditshme, por duket të jetë efektive.

Kidman merr edhe vitamina
Dietat strikte mund të jetë paksa tronditëse. Duhet të hani një sasi të caktuar të proteinave përderisa nivelet e yndyrës dhe kalorive i mbanë të ulëta. Prandaj Kidman – e cila shpeshherë udhëton, gjë që e bën konsumimin e ushqimit të shëndetshëm proces më të vështirë – merr çdo ditë multivitamina.

E din fuqinë dhe rëndësinë e një liste të mahnitshme me këngë motivuese për ushtrime fizike
Kidman ka zbuluar këngën e saj të preferuar për Women’s Health: Britney Spears’ “Work Bitch”. Ajo gjatë ushtrimeve fizike preferon të kombinojë çfarëdo muzike që konsiderohet ‘old-school’. “Më pëlqen kënga ‘Sweet Child O’ Mine’”, kishte treguar ajo.

Kidman i ndryshon rutinat e ushtrimeve fizike
Babai i aktores australiane ka qenë maratonist, prandaj edhe venat e gjakut të aktores rrjedhë dashuria për vrapim. Në vend se të mërzitet duke vrapuar në shirit vrapues (treadmnill), ajo preferon të vrapojë në pyje kur është në shtëpinë e saj në Nashville.

“Dhe në Syndey është deti, i cili është tejet i mahnitshëm për të vrapuar pranë tij”, ka treguar aktorja. Por, përtej kësaj, ajo ka provuar edhe sporte tjera të organizuara, joga, etj. /Telegrafi/