LAJMI I FUNDIT:

Si ia bën 47 vjeçarja J.Lo të duket si 27 vjeçare?

Si ia bën 47 vjeçarja J.Lo të duket si 27 vjeçare?

Mund të shpenzoni orë të tëra në llogarinë e Instagram-it të Jennifer Lopezit dhe trupi i saj i mahnitshëm e ka fuqinë t’ju bëjë të mendoni se si ia bën kjo grua të vazhdojë të duket e jashtëzakonshme vit pas viti? Siç duket, përgjigja për këtë është e thjeshtë: një dietë strikte dhe ushtrime fizike.

Ushqimet të cilat ajo i konsumon, asnjëherë nuk përfshijnë ushqime të proceduara
Thuajse çdo ushqim të cilin e konsumon Lopez është organik. Një drekë e zakonshme e Lopezit përfshin salmon dhe sallatë të mbushur me perime. Brokoli, specat, etj. janë ndër më të preferuarat e saja, ndërsa gjatë kohës së darkës ajo përqendrohet të ushqehet me më shumë proteina – “Më pëlqen mishi i derrit dhe i pulës, e veçanërisht në stilin Puerto Rikan”, ka treguar ajo, transmeton Telegrafi.


The perfect turkey!! #daddysturkey #PuertoRicanThanksgiving #Thanksgiving #thankful

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Nov 24, 2016 at 7:25pm PST

Kujdeset për ushqimin edhe në orar të punës
Le të flasim pak për obligimet e Lopezit: Ka një emision të rregullt në Vegas, është yll i dramës “Shades of Blue”, dhe është juri në garën e re të vallëzimit të quajtur “World of Dance”. Duke i marrë parasysh këto, mund të themi se kjo grua është gjithmonë në lëvizje dhe është shumë e lehtë për të që herë pas here të hajë ndonjë çips ose diçka të ngjashme, por ajo dinë më mirë: “Unë gjithmonë përkujdesem të ha ushqime të shëndetshme gjatë orarit të punës, siç janë frutat dhe perimet”, ka treguar ajo.

Ready… #shadesofblue #sethmeyers #pressweek

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Mar 2, 2017 at 4:45pm PST

Çipsat me çokollatë janë dobësia e saj
Kur Lopez vendosë të del nga rutina ditore e bukës dhe të ushqehet me atë që i ka ëndja, ajo ka zbuluar se zgjedhja e saj janë biskotat me çokollatë dhe akulloret me shije të tillë.

Nuk i nënshtrohet vetëm një lloji të ushtrimeve fizike
Nëse nuk jeni nga e njëjta lagje me Jennifer Lopezin, mundësitë janë të mëdha se nuk mund t’i përballoni financiarisht dy trajnerë personalë, siç mund ta bëjnë vetëm të pasurit. Kur është në Los Anxhelos, Lopez bën ushtrime fizike me Tracy Anderson, i cili është i njohur për skulpturimin e ttrupit të Gwyneth Paltrow dhe Katie lee.

Ndërsa kur është në Nju Jork, Lopez ushtrohet me David Kirsch. Asaj i pëlqen fakti se këta dy kanë metoda të ndryshme, dhe kjo do të thotë se ajo asnjëherë nuk e ka të njëjtën rutinë të ushtrimeve fizike.

#BeTheGirl #HappyFriday ??? @DavidKirsch #gettinitin

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Jun 5, 2015 at 1:49pm PDT

J-Lo asnjëherë nuk i prekë këto tri gjëra
Të gjithë kemi ushqime të ndryshme të cilat nuk i konsumojmë kurrë, por Lopez kujdeset që gjithmonë t’i shmangë  gjërat e dëmshme si alkooli, duhani dhe kafeina.

Ka një arsye se përse ajo gjithmonë duket kaq e re
“Rrallëherë qëndrojë në diell, por kur qëndroj, sigurohem të kem vëmë shumë krem kundër diellit”, ka treguar Lopez. /Telegrafi/

Lets have a Picnic!!! #momlife #mamaandsontime #LOVE ?: by Maximilian

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Mar 9, 2017 at 11:32pm PST