LAJMI I FUNDIT:

Si funksionon zilia dhe përse ajo është e dobishme?! Si shfaqet në politikë, po në futboll?

Si funksionon zilia dhe përse ajo është e dobishme?! Si shfaqet në politikë, po në futboll?

Të gjithë e ndiejnë, por askush nuk e pranon. Sepse kjo gjë është e dhimbshme për veten dhe e rrezikshme për të tjerët. Gjithsesi është e dobishme: na paralajmëron se kemi humbur një konfrontim, duke na dhënë shtysë për t’u përmirësuar

Shikimi keqdashës

“Ky është emocioni më negativ, më i refuzuar. Sepse në vetvete, ka dy elemente të pandershme: dobësinë për të qenë inferiorë dhe tentativën për të dëmtuar tjetrin fshehurazi në mënyrë meskine”, shpjegon Valentina D’Urso, psikologia italiane e Universitetit të Padovas.


Zilia, në fakt, shpeshherë karakterizohet nga armiqësia e fshehur kundrejt tjetrit, nga dëshira për ta demaskuar – ndoshta pas shpine me komente kritikuese – dhe për ta privuar nga ajo që e bën atë…për ta pasur zili. Kështu, tradicionalisht bëhet fjalë për syrin dashakeqës të ziliqarit.

Vëllezër apo..?

Pjesë e zilisë bëhen edhe njerëz të cilët janë të afërt me njëri- tjetrin e që duhen shumë mes tyre, si shokët e klasës, kolegët, por edhe miqtë, vëllezërit e motrat. Barazia e mundësive e bën të dhimbshëm faktin e të qenët inferiorë ndaj sukseseve të vëllait ose motrës, në një fushë të rëndësishme në vetvete.

Të frustuar dhe të pamjaftueshëm

Zilia është helmuese, e keqe, edhe për atë që e jeton. “Është e pakëndshme. Ndihet pamjaftueshmëria dhe inferioriteti. Ekziston ndjesia se avantazhi i tjetrit nuk është i merituar, sepse mendohet që ai ose ajo nuk mund të arrijë të njëjtën gjë.

Ndër të tjera, kushdo që ka tendencë të jetë ziliqar, rrezikon të vlerësojë aftësitë e veta në kuptimin absolut. Kjo gjë ul vetëvlerësimin”, thonë ekspertët e psikologjisë.

A e kanë fqinjët “barin më të gjelbër”?

Sipas David Buss, nga Universiteti i Teksasit (SHBA) dhe Sarah Hill nga Universiteti i Texas Christian, zilia është një emocion i zhvilluar si një “mbështetje” në konkursin për resurse (ushqim, partnerët etj).

Për lumturinë nuk ka rëndësi se sa shumë gjëra keni, por me faktin se sa keni bashkërisht me të tjerët, me të cilët ju lidh jeta. Gëzimi nga problemet e të tjerëve.

Me zilinë lidhet edhe një lloj kënaqësie. Kjo e keqe, është ashtuquajtur “schadenfreude”, ose ndryshe kënaqësi para fatkeqësisë së tjetrit. Nëse kriza përfshin një rival brilant, nëse ajo “bukuroshja” ka një problem të madh…ziliqari i tyre ndjen kënaqësi!

Në futboll dhe në politikë

Studimet kanë treguar se kjo ndjenjë vërehet edhe te tifozët e futbollit, për të mposhtur ekipin rival. Ndërkohë një nga studimet e Richard Smith e ka nxjerrë në dritë një fakt të tillë edhe në politikë: “Ndihet kënaqësi për problemet në të cilat bien politikanët e partive rivale, që nga skandalet seksuale e deri te gafat.

Megjithatë, sidomos në fushatat elektorale, kënaqësi përjetohet për ngjarjet që mund të kenë një barrë për të mposhtur kundërshtarin, edhe pse është lajm i keq për të gjithë shoqërinë: për shembull, rezultatet e dobëta ekonomike.

Ndjenja e zilisë është vënë re më shumë te më të përfshirët në një parti, pavarësisht se në vetvete e dinin se kjo gjë ishte diçka negative”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori