LAJMI I FUNDIT:

Si e bëri për vete Amali, ‘beqarin e përbetuar’ George Clooney?

Si e bëri për vete Amali, ‘beqarin e përbetuar’ George Clooney?

George Clooney ishte betuar se nuk do të martohej më. Por jeta e tij mori kthesë tjetër kur njohu Amal Alamuddin-in, avokaten e të drejtave të njeriut që i rrëmbeu zemrën.

I kishte dalë fama se s’donte të bëhej baba, pasi disa marrëdhënie të tijat morën fund pikërisht për këtë shkak. E megjithatë ia mbërriti kësaj dite: Amal është shtatzënë me binjakë.

Epo s’thonë kot se gjërat që s’duam t’i humbasim janë ato që i kemi marrë me mund. George Clooney-t iu desh t’i shkonte për disa muaj nga pas Amal-it. Këtë e ka treguar vetë aktori në një intervistë për David Letterman.

“U takuam tek Liqeni i Komos. Amal është shoqja e një miku që kisha shkuar të takoja atje. E ndoqa për shumë muaj; e merrja në telefon; i shkruaja; kështu gjërash. Që në momentin e parë që u njohëm, ne thjesht e dinim se do të ishim bashkë.”, tregoi ai për Ellen Degeneres.

Gjashtë muaj më vonë, i propozoi martesë. Ai e kishte planifikuar këtë moment, por nuk shkoi ashtu siç e priste.

“E kisha planifikuar të gjithën”, i tregoi ai Ellen-it, “Unazën e kisha fshehur pas saj. Kisha vënë muzikë në sfond, halla ime Rosemary do të këndonte këngën “Përse jo”.

Por ajo ndenji ca si shumë pa përgjigje, përkatësish 25 minuta. “Më në fund i thashë “Shiko, shpresoj shumë që përgjigja të jetë “po”, por dua patjetër një përgjigje, sepse jam 52 vjeç dhe shumë shpejt, s’do kem më takat. Ajo më në fund m’u përgjigj: “Oh, po”. Funksionoi.”

Ata u martuan në shtator të 2014-ës, në Venecia të Italisë.

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori