LAJMI I FUNDIT:

Shtresat misterioze në sipërfaqen e Marsit, mund të mos janë shkaktuar nga rrjedha e ujit (Foto)

Shtresat misterioze në sipërfaqen e Marsit, mund të mos janë shkaktuar nga rrjedha e ujit (Foto)

Ekspertët nga NASA pretendojnë se shtresat e errëta në sipërfaqen e Marsit, mund të mos jetë shkaktuar nga rrjedha e ujit.

Sipas studimit, ato janë ortekë rëre të nxitura nga kombinimi i dritës së diellit dhe hijes, transmeton Telegrafi.


Sikur kjo teori të del e vërtetë, shuan shpresat për jetë jashtëtokësorësh dhe mundësi eksplorimi për një kohë të shkurtër, të planetit të kuq.

Shtresimet që mendohej se ishin bërë nga rrjedha e lumit

Duke marrë parasysh se këto vijëzime janë periodike dhe gjithmonë ndryshojnë, bën të ditur se nuk janë shtretër të lumenjve, apo të ndonjë materie tjetër rrjedhëse.

“Ky fenomen ndodhë në sezon të nxehtë dhe në vend shumë të nxehtë, andaj gjëja e parë që shkon në tru është shkrija e akulli”, kanë gjetur hulumtuesit lidhur me rastin.

“Problemi është se në Mars, vështirë se mund të shkrihet akulli. Më e lehtë është që akulli të shndërrohet direkt në avull uji”.

Kur Dielli bie mbi rërë dhe nxehë shtresën e sipërme, fillojnë të hapen xhepa të vegjël.

Vijëzimet në Mars besohet se krijohen nga ortekët e rërës

Pjesa që është ngrohur, nisë të ketë bazë të paqëndrueshme dhe shkaktohet orteku i rërës, njëjtë siç ndodhë edhe me shtresën e ngrohur të borës, në ndonjë faqemali.

Ky efekt është më i theksuar, gjatë hijeve të gjata të pasdites.

“Nuk bënë ta mendojmë Marsin si planet të shoqërueshëm. Ishte shumë e vështirë derisa shkuam atje, por edhe më e vështirë të eksplorohet nëse nuk ka pasur kurrë ujë”, thuhet po ashtu lidhur me hulumtimin.

Sipërfaqja e thepisur e planetit

Megjithëse nuk thuhet sigurt, por mbi të gjitha pretendohet se ky planet, të mos jetë aq i lagësht se sa që është menduar. /Telegrafi/