LAJMI I FUNDIT:

Shtirren rezervat, vihen në pikëpyetje pensionet për veteranët dhe invalidët e luftës (Video)

Shtirren rezervat, vihen në pikëpyetje pensionet për veteranët dhe invalidët e luftës (Video)

Tre muajt e ardhshëm të këtij viti mund të jenë problematik për Qeverinë e Kosovës. Kjo për shkakun se rezervat shtetërore kanë përfunduar dhe pagesa e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës mund të vihet në pikëpyetje.

Zëdhënësi i Qeverisë, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për Tribuna Channel ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e mjeteve financiare për këtë muaj.

Ai ka thënë se rezervat shtetërore kanë rënë në zero dhe për tre muajt e ardhshëm duhet të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

Abrashi thotë se mundësia për zgjidhje është që mjetet të merren nga ministritë e tjera ose edhe nga komunat, që të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

E, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një përgjigje për Tribuna Channel thotë se janë në konsultime me qeverinë e Kosovës në mënyrë që skema e veteranëve të luftës të bëhet më të përshtatshme dhe të drejtë. FMN thotë se ka shumë mundësi që përmes reformave të arrihen objektivat e synuara.
Për më shumë ndiqeni kronikën.