LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia luksoze në trungun e pemës (Video)

Shtëpia luksoze në trungun e pemës (Video)

Guy Mallinson nga Dorset i Anglisë, e ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë, duke ndërtuar një shtëpi në pemë.

Për dallim nga këto shtëpiza të vogla, që dikush ka pasur fatin t’i ketë në oborr, kjo e fundit është shumë luksoze dhe për përfundimin e saj u shpenzuan afro 150 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, e shfaqë ndërtesën që shtrihet përgjatë disa trungjeve dhe degëve të, si dhe enterierin e mahnitshëm.

Ujë i rrjedhshëm edhe një dush përjashta shtëpisë, dy vaska të mëdha, si dhe shumë hapësira të këndshme për pushim, janë përfshirë në objektin nga materiali kualitativ.

“Shtëpizat në drurë janë vende për ikje nga realiteti dhe pushim vetëm me miqtë e ngushtë, por kjo është nivel tjetër i këtij luksi”, është një koment lidhur me rastin.

Për të qëndruar në këtë ambient, duke të paguhet afro 300 euro nata për dy persona, ndërsa për të shkuar deri aty duhet të ecet për 45 minuta, sepse nuk ka shteg për vetura. /Telegrafi/