LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Po ju paraqesim planin detaj të shtëpisë e cila është e përshtatshme për ndërtim në parcela të ngushta

Kjo shtëpi me kate posedon edhe garazhin për një veturë dhe është ideale për familje katëranëtarëshe.


Është e ndërtuar në mënyrë tradicionale, nga tullat. Posedon katër dhoma dhe dy banja, transmeton Telegrafi.

▪  Në përdhese janë të vendosura dhoma e madhe e ditës, e cila është e lidhur me trapezarinë dhe kuzhinën, dhe tualeti.

▪  Nga garazhi kalohet në hapësirën e cila është e paraparë për kaldajë.

▪  Midis tualetit dhe dhomës së ditës gjenden shkallët, të cilat çojnë në mansardë.

▪  Në kat gjenden tri dhoma gjumi: dhoma kryesore e gjumit me tarracë të madhe dhe hapësirë, e cila është e dedikuar për gardërobë dhe dy dhoma më të vogla të gjumit.

▪  Midis dhomave është e vendosur banja kryesore.

TË DHËNAT THEMELORE:

Sipërfaqja e shtëpisë: 89,53 m²
Sipërfaqja e garazhit: 20,40 m²
Sipërfaqja e përgjithshme: 151,14 m²
Lartësia e shtëpisë: 7,35 m
Kubatura: 496,67 m³
Gjerësia minimale e parcelës: 13,50 m
Gjatësia minimale e parcelës: 24,20 m
Pjerrësia e kulmit: 40 gradë.

PËRDHESA

1. Paradhoma 4.27 m²
2. Korridori 6.05 m²
5. Tualeti 0,81 m²
6. Dhoma e ditës 25.07 m²
7. Kuzhina 8.00 m²

GJITHSEJ: 44,20 m²

3. Garazhi 20,40 m²
4. Lokali për kaldajë 5.20 m²

Nënkulmi

8. Korridori + shkallët 8,79 m²
9. Dhoma e gjumit 8,42 m²
10. Dhoma e gjumit 8,31 m²
11. Banja 6,33 m²
12. Gardëroba 2,96 m²
13. Dhoma kryesore e gjumit 10,52 m²

GJITHSEJ: 45,33 m²

14. Tarraca 20,21 m²

/Telegrafi/