LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënia dhe problemet e syve

Shtatzënia dhe problemet e syve

Shumica e grave shtatzëna presin që pengesat e vetme që mund t’i kenë, janë të përzierat e mëngjesit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Por shumica prej tyre, janë të befasuara kur pësojnë ndryshime edhe në pamjen e tyre.

Dr. Anita Syla Lokaj
Oftalmologe
PhD kandidat
tel. 044 756 682

Fakti se pse ndodhin këto, janë ndryshimet hormonale dhe fizike që shoqërojnë shtatzëninë dhe mund të ndikojnë edhe në shikim. Për fat të mirë, problemet e natyrës vizive, janë zakonisht të vogla dhe të përkohshme. Shikimi zakonisht kthehet në normale pasi që fëmija juaj është i lindur. Megjithatë disa probleme vizive që lidhen me shtatzëninë, mund të kërkojnë kujdes mjekësor.

Këtu janë katër probleme vizive që duhet të jeni të vetëdijshëm kur jeni shtatzënë:

1. Sindroma e syrit të thatë gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, ju mund të vëreni se sytë tuaj janë më të thatë se zakonisht. Sytë e thatë mund t’ju bëjnë të ndjeni djegie, irritim dhe krijojnë situatë të pakëndshme për sytë tuaj.

landscape-1445716061-g-dry-eye-177259788

Çfarë duhet të bëni: Përdorimi i lotëve artificial mundëson njomjen e syve tuaj dhe lehtëson thatësinë. Nëse ju përdorni lente të kontaktit, duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë solucioneve që përdoren për pastrimin dhe konservimin e tyre. Lotët e zakonshëm artificial kanë konservues që mund të dëmtojnë lentat e buta të kontaktit. Gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të siguruar se përbërësit aktiv të lotëve a janë të sigurt për gratë shtatzëna.

2. Pamja e turbulluar gjatë shtatzënisë

Shtimi apo mbajtja e lëngjeve në organizmin e gruas shtatzënë, mund të ndryshojnë trashësinë dhe formën e kornesë së syrit, prandaj ndryshime të vogla në formën e saj mund të rezultojnë në shikim të mjegullt apo të shtrembëruar. Për fat të mirë, këto ndryshime zakonisht zhduken pas shtatzënisë, ose pasi të keni ndaluar ushqyerjen me gji.

Çfarë duhet të bëni: Ju nuk keni nevojë të bëni asgjë nëse këto pengesa nuk ju shqetësojnë. Nëse pamja e juaj ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, bisedoni me mjekun tuaj. Ju mund të keni nevojë për të ndryshuar dioptrinë e syzeve tuaja. Megjithatë, shumica e ekspertëve këshillojnë që gratë shtatzëna të mos iu nënshtrohen intervenimeve kirurgjike laserike si LASIK ose të tjera. Arsyeja: forma e kornesë suaj do të kthehet në normale pasi shtatzënia të ketë përfunduar.

3. Preeclampsia dhe problemet vizive

Ndryshimet në të pamur mund të jetë një shenjë e preeclampsisë, një problem potencialisht serioz që ndodh në 5% në 8% të shtatzënive. Preeclampsia është gjendje që karakterizohet me presionin e lartë të gjakut dhe shenjat e dëmtimit të organeve tjera. Ndryshimet në pamje zakonisht përfshijnë humbje të përkohshme të pamjes, ndjeshmëri ndaj dritës, pamje të turbulluar, aura dhe xixa para syve.

pregnancy health

Çfarë duhet të bëni: Nëse përjetoni ndonjërën nga këto simptoma vizive, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj ose kërkoni ndihmë mjekësore në shërbimet e urgjencës. Preeclampsia mund të përparojë me shpejtësi dhe të shkaktojë probleme, gjakderdhje dhe komplikime të tjera serioze.

4. Diabeti gestacional dhe problemet vizive

Niveli i lartë i sheqerit në gjak i shoqëruar me diabet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut që furnizojnë retinën e syrit. Rreziku i dëmtimit shkon deri në fund të shtatzënisë. Një formë e përkohshme e diabetit që ndonjëherë ndodh gjatë shtatzënisë, e quajtur si diabet gestacional, gjithashtu mund të shkaktojë pamje të turbulluar.

Çfarë duhet të bëni: Nëse keni diabet, gjendja juaj duhet të monitorohet nga afër gjatë shtatzënisë, për të mbajtur nivelin e sheqerit tuaj në gjak në vlera normale. Mjeku juaj do t’ju ndihmojë dhe këshillojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori