LAJMI I FUNDIT:

Shtatzëni të padëshiruara dhe infeksione seksuale: Femrat pendohen nga seksi vetëm për një natë

Shtatzëni të padëshiruara dhe infeksione seksuale: Femrat pendohen nga seksi vetëm për një natë

Edhe nëse seksi për një natë, pa ndonjë lidhje emocionale, mund t’ju duket i mirë për momentin, pendimi do t’ju shoqërojë qysh nga lindja e diellit. Dhe, sipas një studimi të kryer në Norvegji, ky pendim më shumë shfaqet te gratë sesa te meshkujt.

35 për qind e femrave të anketuara kanë shprehur se janë penduar që kanë kryer seks për vetëm një natë, krahasuar me 20 për qind të meshkujve. Veç kësaj, vetëm 30 për qind e grave kanë thënë se ndjehen të lumtura që e kanë bërë këtë gjë, krahasuar me 50 për qind të meshkujve që e kanë thënë të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

Pra, nuk është befasi se femrat janë më të prira të kënaqen kur e shmangin apo e refuzojnë një ofertë për seks vetëm për një natë: 80 për qind e femrave kanë thënë se ndjehen të kënaqura që e kanë refuzuar mundësinë e fundit për të kryer seks të tillë.

Siç duket, femrat janë më të brengosura rreth shtatzënisë, sëmundjeve seksualisht transmetuese dhe humbjes së reputacionit që ndërlidhet me seksin rastësor.

Hulumtuesit sugjerojnë se parimisht femrat e shohin seksin si mënyrë për të krijuar fëmijë me një partner jetësor, ndërsa meshkujt nuk e kanë problem një kënaqësi momentale – gjë që e shpjegon se përse meshkujt kërkojnë më shumë mundësi për seks rastësor. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Kjo është temperatura më e mirë për t'i larë çarçafët dhe nuk është 60 as 90 gradë

Kjo është temperatura më e mirë për t'i larë çarçafët dhe nuk është 60 as 90 gradë

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori