LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mënyra të thjeshta për të qenë partnerë më të mirë

Shtatë mënyra të thjeshta për të qenë partnerë më të mirë

Ato që kërkoni te një person duhet më parë t’i ndërtoni te vetja. Bëhuni një partner më i mirë me këto sjellje që do t’ju ndihmojnë të arrini dashurinë e pastër dhe ideale.

Provat shkencore mbështesin idenë se çdo partner është përgjegjës për shëndetin e marrëdhënies së tij/saj. Për të bërë pjesën tuaj, duhet të merrni në konsideratë këto veprime.

Flini më shumë


Nëse doni një marrëdhënie ku ju të dilni të fituar, një gjumë i rehatshëm është në krye të listës suaj. Jo vetëm që privimi nga gjumi ndikon tek energjitë, vigjilenca mendore dhe humori, ai gjithashtu pakëson edhe nivelet e glukozës. Dhe vetëkontrolli luan një rol të rëndësishëm në suksesin e një marrëdhënieje.

Veproni

Pozitiviteti është ai tipar që ju bën të shprehni vazhdimisht lumturinë dhe kënaqësinë kur shpenzoni kohë së bashku. Gjithashtu, kuptimi, përmes dëgjimit, faljes dhe mosshfaqjes së paragjykimeve, ju bëjnë një partner më të mirë. Zbuloni gjëra për veten, ndjenjat dhe historinë tuaj për të inkurajuar partnerin/en që të bëjë të njëjtën gjë në lidhjen tuaj. Ndarja e detyrave dhe përgjegjësisë, rrit gjithashtu marrëdhënien tuaj.

Shprehni mirënjohjen

Duhet të dini se ndarja e ndjesive, sidomos e mirënjohjes, lidhet me perceptimet pozitive për partnerin dhe për vullnetin e mirë për të çuar përpara marrëdhënien dhe për t’i zgjidhur problemet e saj.

Shmangni urinë

Provat e reja sugjerojnë se kufizimi i dietës mund të ketë një efekt negativ në një lidhje. Kur keni uri, ndieni gjithashtu zemërim dhe bëheni agresivë, ndaj duke u ushqyer shëndetshëm, ju do të keni marrëdhënie më të mirë.

Përqendrohuni te përulësia

Ndihmoni marrëdhënien tuaj duke kontrolluar egon tuaj. Jo vetëm që njerëzit e përulur mbledhin më shumë pozitivitet te vetja, por ato përhapin edhe një frymë mirëkuptimi dhe ndjesi shumë optimiste.

Kaloni kohë cilësore së bashku

Provat tregojnë se nëse kaloni kohë që ia vlen së bashku, do të keni një marrëdhënie që ju kënaq dhe që gjithashtu nxjerr në pah më të mirën tuaj. Është shumë e rëndësishme që të mos kaloni një kohë të tepërt, pa sjellë asgjë të re në marrëdhënien tuaj, por qoftë edhe pak kohë, që ka cilësi dhe që sjell risi.

Silluni mirë

Provat shkencore kanë zbuluar se dashuria për veten, bën mrekulli në një lidhje. Duke ndier një solidarizim me veten, ju do të mund të ofroni më tepër kujdes për partnerin tuaj, sepse ju do ta dini se sa e rëndësishme është që t’i ofroni një njeriu ngrohtësi.

Kini parasysh se duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me ndryshimet tuaja dhe ato të partnerit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori