Republika e Kosovës ka paraqitur mundësitë e saj në bujqësi në një organizim me moton “Dita Kombëtare e Kosovës” në panairin e bujqësisë “EXPO Antalya 2016”.
Sipas organizatorëve të “EXPO Antalya 2016“ më mesin e 50 shteteve pjesëmarrëse, shtandi i Kosovës ishte më i vizituari.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu si dhe kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare Arben Fetahu, u pritën nga Erdogan Kok – komisioner i përgjithshëm i Panairit “Expo Antalya 2016”.
Zëvendësministri Januzi tha se panairi ka qenë mundësi e mirë për informimin e vizitorëve për bukuritë natyrore dhe bujqësinë që e ka Kosova.
Ky panair, sipas tij, krijon lidhje të reja mes Kosovës dhe Turqisë, deri sa shtandin e Kosovës e kanë vizituar mbi 1 milionë persona.
“Për Kosovën është nderë që po merr pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme dhe me një pritje vëllazërore për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Ne ju jemi mirënjohës jo vetëm për ketë, por edhe për shumë çka tjetër që Turqia ka dhënë për Kosovën ndër vite në shumë fusha”, tha Januzi, transmeton Telegrafi.
Kurse, komisioneri i Panairit “EXPO Antalya2016”, Erdogan Kok, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare, është një prej aktiviteteve më të rëndësishme për promovimin e resurseve të saj.
“Pjesëmarrësit në “Expo Antalya”, sigurojnë promovim dhe eksport të kulturës së tyre të prodhimeve agro-bujqësore. Kosova tashmë është anëtare e “Expo familjes” me pjesëmarrje në këtë aktivitet”, theksoi Kok.
Sipas tij, Kosova ka një rol të rëndësishëm në hapësirën politike në Ballkan, dhe se Turqia e Kosova janë partner të rëndësishëm të stabilitet në Ballkan.
“Ishte për neve me rëndësi që Kosova të merr pjesë në ‘EXPO 2016’ dhe se pavijoni i Kosovës ka pasur shumë vizitorë. Është njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme për Kosovën. Ne me këtë prezantim deshëm të krijojmë një familje të gjerë ndërkombëtare. Dhe në këtë mënyrë shtetet të cilat marrin pjesë në ‘EXPO 2016’ të kenë përfitim të rëndësishëm në zhvillimin e tyre të mëtejmë”, tha Kok.
Shënimin e “Ditës Kombëtare të Kosovës” në “Expo Antalya 2016” përveç MBPZHR-së e ka përkrahur edhe Oda Ekonomike Turko Kosovare.
Në kuadër të kësaj dite, janë mbajtur edhe aktivitete kulturore, me muzikë e valle shqiptare, si dhe u shfaq filmi “Shok”.
Ndryshe, EXPO Antalya 2016 mbyllet më 30 tetor, ndërsa është hapur prej muajt prill të këtij viti në prezencë edhe të kryetarit Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën