LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja e Hollywoodit dikur e akuzonte për vjedhje votash Clintonin, tash kërkon të votohet për presidente të SHBA-ve (Video)

Shqiptarja e Hollywoodit dikur e akuzonte për vjedhje votash Clintonin, tash kërkon të votohet për presidente të SHBA-ve (Video)

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të dalin të votojnë për zgjedhjet presidenciale.

Ajo e ka bërë këtë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke thënë se këto janë më të rëndësishmet në histori të SHBA-ve.


“Votoni më herët. Të gjithë së bashku mund ta ngremë zërin”, ka thënë ndër të tjerash Eliza në Instagram, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Hillary Clinton (Partia Demokratike) dhe Donald Trump (Partia Republikane) do të mësojnë vendimin e popullit më 8 nëntor, kur do të zhvillohen zgjedhjet për president të SHBA-ve.

Eliza Dushku ‘akuzon’ Hillary Clinton se po blen vota! (Foto)
Lexo po ashtu Eliza Dushku ‘akuzon’ Hillary Clinton se po blen vota! (Foto)

Ndryshe, aktorja njihet si votuese e partisë demokratike, ku më parë ka bërë fushatë gjatë zgjedhjeve elektorale brendapartiake për Bernie Sanders, i cili humbi sfidën kundër Clintonit. /Telegrafi/