LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja denoncon nënën Live në televizion: Na jepte qetësues që të fuste dashnorin në shtëpi (Foto)

Shqiptarja denoncon nënën Live në televizion: Na jepte qetësues që të fuste dashnorin në shtëpi (Foto)

Një histori tjetër e pazakontë është rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”.

Një baba i ri në moshë dhe vajza e tij adoleshente kanë rrëfyer një histori skandaloze që ka ndodhur në familjen e tyre.

Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç.

Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun.

Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte me burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.

Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese.

Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

Në 1 janar Alfredi vendos ta përzërë nga shtëpia dhe ajo aktualisht jeton me personin në fjalë dhe tenton të marrë vajzën e madhe.

Xhuliana vazhdon të tronditë me rrëfimin e saj, kur thotë se nëna i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një djalë pasi i duheshin 100 mijë lekë të vjetra.

Babai Alfredi në kushtet e depresionit ka rrahur të dashurin e gruas dhe kjo e fundit ka bërë denoncim në polici.

Sot at e bijë kërkojnë mbrojtje dhe i luten gjykatës që dy fëmijët e vegjël mos të vendosen në ngarkim të nënës, pasi ajo është një grua e papërgjegjshme.

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori