LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari u masakrua për para, familja nuk po mund ta çregjistrojnë nga gjendja civile (Foto)

Shqiptari u masakrua për para, familja nuk po mund ta çregjistrojnë nga gjendja civile (Foto)

Familja Arapi nga Durrësi, e cila humbi kryefamiljarin 15 ditë më parë nga një sulm barbar i dy vëllezërve Ekonomi, po përballen me një tjetër problem që ka të bëjë me çregjistrimin nga gjendja civile e viktimës, Agim Arapi.

“BalkanWeb” mëson se shkak për këtë është bërë një shënim në skedën e vdekjes që mungon (vendi i vdekjes).


Për këtë arsye gjendja civile nuk merr përsipër të kryejë procedurat e çregjistrimit të 60-vjeçarit, me argumentin se mjeku ligjor që ka plotësuar skedën e vdekjes duhet të specifikonte vendin se ku kishte ndërruar jetë viktima. Bashkëshortja e të ndierit, Vjollca Arapi tregon në një prononcim për “BalkanWeb” peripecitë që po has për të kryer çregjistrimin e kryefamiljarit.

Sipas bashkëshortes së viktimës, ngjarja po deformohet me qëllim për të përfituar autorët.

Mjeku ligjor ka plotësuar dy skeda vdekje: njëra ku përcaktohet shkaku i vdekjes dhe tjetra ku thuhet se nuk dihen shkaqet. Kjo e dyta, sipas saj, ka bërë që Jurgen Kurti të lirohet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 11 prill, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam”, në një dyqan ushqimor.

Pas një konflikti për 13 mijë lekë për qiranë e tubave të aspirimit, vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi sulmuan me grushte dhe sende të forta 60-vjeçarin Agim Arapi, duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u shoqërua edhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti por më pas u la i lirë. /bw/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori