LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që akuzohet për vrasjen e çiftit britanik: S’kam qenë kurrë në Britani

Shqiptari që akuzohet për vrasjen e çiftit britanik: S’kam qenë kurrë në Britani

Azilkërkuesi shqiptar Ali Qazimaj, i cili akuzohet për vrasjen e një çifti britanik, sot mohoi të ketë prerë me thikë për vdekje çiftin milioner në shtëpinë e tyre në qytetin Suffolk të Britanisë së Madhe.

Në Gjykatën e Suffolk-ut, Qazimaj i tha jurisë se “Unë kurrë nuk kam qenë në Mbretërinë e Bashkuar në jetën time”.


Qazimaj kontestoi identitetin e tij, tha se emri i tij është Vital Dapi dhe jo Ali Qazimaj.

44 vjeçari nga Elbasani i Shqipërisë foli në gjuhën angleze, i ndihmuar herë pas here nga një përkthyes shqiptar, dhe tre oficerë britanik të ulur në gjykatë.

I pandehuri u ekstradua nga Luksemburgu në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzat që lidhen me vdekjen e Peter Stuart, 75-vjeçar dhe gruas së tij Sylvia, 69-vjeçare.

Çifti i moshuar britanik ishin parë për herë të fundit më 29 maj të vitit të kaluar, derisa pesë ditë më vonë ishin gjetur të vrarë.

Shqiptari është akuzuar për vrasjen e çiftit në muajin maj të vitit të kaluar. Ai kishte vrarë çiftin, pasi kishte mësuar se ata ishin milionerë, shkruan gazeta britanike Daily Mail, transmeton Insajderi.

“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon se është Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, kishte thënë prokurori i rastit, Karim Khalili në seancën e kaluar të gjykatës, më 7 shkurt.

I pandehuri, i identifikuar si Ali Qazimi, dikur banor ilegal në qytetin Esexx të Anglisë, aktualisht nuk ka një banim të caktuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori