LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari fiton 27.2 milionë franga në loto

Shqiptari fiton 27.2 milionë franga në loto

Një qytetar me origjinë shqiptare me banim në Aigle të kantonit Vaud (Zvicër frankofone) ka fituar 27.2 milionë franga në lotarinë Euromillions.

Siç bënë të ditur mediet, fatlumi një i ri 26 vjeçar ka plotësuar të martën biletën e lotarisë me të gjithë numrat e qëlluar.

Ai ka rrethuar numrat: 19, 23, 34, 47 dhe 50 si dhe yjet numër 4 dhe 6, duke i qëlluar kështu që të gjithë, raporton Albinfo.


Fituesi me fat është një djalosh modest dhe beqar. Ai ka fituar shumën e dytë më të madhe në Zvicër. Ndërsa rekordin me 99 milionë franga e kishte fituar një qytetar portugez në Sierre (VS) në vitin 2005. /Telegrafi/