LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët të kenë një platformë kombëtare

Pas çlirimit të Shqipërisë, veçanërisht në verën e vitit 1949, junta ushtarake greke organizoi sulme ndaj njësive kufitare të Shqipërisë. Këto sulme barbare shoqëroheshin me vrasje, me rrëmbime njerëzish, me plaçkitje dhe grabitje bagëtish.

Nga mesi i gushtit v. 1949, një njësi e postës kufitare greke, në një mesnatë me shi, arriti të futet në një kapanon të rojeve tona kufitare. Si kriminelë dhe të pabesë, vrasin në gjumë disa nga rojet shqiptare, duke ua prerë kokën me thikë.


Pas shtatë ditësh, shtatë kufitarë shqiptarë, trima nga malësia, pa ua treguar eprorëve, lidhën besë për hakmarrje. Të armatosur dhe me bomba, të shtatë kufitarët eliminojnë dy roje të postës greke dhe futen në kapanonin e fjetjes. Hapin zjarr të befasishëm, duke lënë të vrarë tërë kufitarët grekë në kapanon.

Ushtria greke i shtoi operacionet provokuese ndaj Shqipërisë. Nga fundi i gushtit 1949, formacione kufitarësh grek, rifilluan sulmin në agim. Alarmi për mbrojtje të territorit shqiptar, ngriti në gatishmëri për kundërsulm njësitë tona kufitare. Një kompani me ushtar grek arriti të futet në brendësi të territorit shqiptar, me mendimin se do përparonin me ndihmën e kalit të Trojës.

Njësitë shqiptare kufitare në jug të Shqipërisë iu përgjigjën kundërsulmit. Kufitari trim nga Kavaja, mitraljer, Faje Çela, nuhati situatën. Me qetësi, zuri pozicion mbrojtës pas një guri të madh. Duke mos u zbuluar nga ushtarët grek, priti deri sa ato u afruan në distancën 40-50 metra. Hapi zjarr të pandërprerë, duke lënë të vrarë shumicën e kompanisë. Të tjerët ua mbathën këmbëve. Grekët tërhoqën të vrarët në brendësi të tokës shqiptare në mesnatë.

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende që historikisht nuk i duan luftërat. Në momente të caktuara historike, populli shqiptar i ka manifestuar popullit grek ndenja miqësie, si në kohën e Ali Pashë Tepelenës (1800-1821), po ashtu edhe në kohën e Luftës çlirimtare kundër fashizmit (1940-1944).

Dy batalionet shqiptare në pranverën e vitit 1940 u gjendën pranë popullit grek, kur Musolini sulmoi Greqinë. Forcat shqiptare me patriotin e madh të kombit tonë, Spiro Moisiu, u radhitën në anën e popullit grek. Po ashtu qindra forca shqiptare të Çamërisë u bashkuan me partizanët grekë kundër fashistëve dhe nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. Kjo është e vërteta historike që nuk mund të shtrembërohet duke na bërë diktate si ta rishkruajmë historinë.

Kombi shqiptar me 67,000 kilometra katrorë u copëtua me forcën e armëve, me gjak e tmerr nga Fuqitë e Mëdha. Historikisht dihet se kufiri jugor i Shqipërisë është Preveza, siç theksoi dhe kryeministri Sali Berisha me 28 nëntor 2012. Çamërisë s’ia ndërron dot emrin që e ka të rrënjosur ndër shekuj në truallin e saj shekullor. Po ashtu edhe Athinës nuk ia ndërron dot emrin si vend më i lashtë dhe kryeqendra historike e lavdishme e popullit grek.

Në rezolutën e datës 10.12.2012 drejtuar parlamentit shqiptar nga Shpëtim Idrizi, drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, kërkohet që parlamenti t’ua njoh shqiptarëve të Çamërisë këto të drejta: të drejtën e pronës, të shpërblimit të pronës, mundësia e kthimi tek varrezat e të parëve në Çamëri, të hiqet ligji absurd i luftës, që Greqia ka shpallur që nga viti 1949 se është në gjendje lufte me Shqipërinë.

Klanet e egra nacionaliste greke, duke përfshirë edhe ato të tipit nazist “Agimi i Artë”, as populli liridashës grek nuk i do. Këta nacionalistë grekë, jo vetëm që përndjekin dhe keqtrajtojnë shqiptarët në Greqi, por hedhin parulla nacionaliste për aneksimin e zonave shqiptare të jugut, si Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Himarë etj. Le të mos i fryjmë urrejtjet mes dy popujve shqiptaro-grek! Me dorën e miqësisë së sinqertë janë të fituar të dy popujt, duke jetuar secili i lirë në trojet e veta stërgjyshore.
Regjistrimi i popullatë s shqiptare më 2012 vërtetoi se minoriteti grek nuk e kalon shifrën 0.87 për qind. Ky fakt rrëzon pretendimin e klaneve shoviniste greke se në Shqipërinë e jugut jetojnë disa qindra mijë banorë grekë, duke e quajtur çdo të krishterë shqiptar si grek. Në realitet pakicat minoritare, duke përfshirë edhe ato greke, gjithmonë kanë gëzuar të drejta të plota në Shqipëri, edhe në kohën e diktaturës komuniste. Pakicat minoritare duhet të shërbejnë si ura miqësie midis popujve dhe jo të bëhen shërbëtorë dhe spiunë besnikë dhe atyre që i komandojnë dhe paguajnë.

Sot, në kohën e demokracisë, lëvizja e lirë e njerëzve është një normë legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të lëvizin brenda territorit, aty ku i sigurohet jeta më e mirë. Që nga viti 1994 janë shpërngulur nga zonat e veriut dhe janë vendosur edhe në rrethinat e Sarandës mbi 60 familje shqiptare. Ata janë vendosur në toka të ish-fermës shtetërore. Me mundin dhe djersën e tyre banorët e ardhur nga veriu, ngritën fshatin e tyre Shëndëlli me 400 banorë. Si njerëz të punës kanë ngritur shtëpi të reja dhe kanë formuar plantacione me agrume. Njëkohësisht, shumë nga fëmijët e këtyre banorëve janë në emigracion. Ky është një shembull domethënës që duhet ta ndjekin me qindra familja të tjera shqiptare në trojet shtetërore, kudo në brezin kufitar të jugut. Kjo siguron ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve shqiptare. Kjo lëvizje në jug të Shqipërisë i ndërprenë rrugën asimilimit të racës shqiptare duke përforcuar identitetin shqiptar.

Shqiptarët sot jetojnë të ndarë në pesë shtete, si në Shqipëri-Kosovë, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi. Shqiptarë kudo që jetojnë në trojet e tyre nuk shfaqin fobi ndaj popujve të tjerë.

Që me 1991 problemi i shqiptarëve të Çamërisë ka qenë detyrë kryesore e forcave demokratike në Shqipëri. Me 1995 ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ngriti problemin e çështjes çame ish-presidentit grek Stefanopullos, i cili akuzoi padrejtësisht shqiptarët e Çamërisë si jo luftëtarë me forcat greke kundra pushtuesve gjermanë. Këtë akuzë të tij e hodhi poshtë edhe gjykata e Janinës po në 1995.

Me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë kryeministri Berisha kërkoi që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të pajisen me pasaporta shqiptare. Kjo është një e drejtë ndërkombëtare, ndërkohë kur maqedonasit, grekët dhe serbët u mohojnë shqiptarëve pasaportën shqiptare. Sa herë që përmenden kufijtë e Shqipërisë dhe dhënia e pasaportave ngjallen reagime negative nga shtetet ballkanike dhe disa titullarë të Evropës. Në një kohë kur shqiptarët në Maqedoni burgosen, vriten, internohen, u griset flamuri shqiptar, në krahinat shqiptare nën Serbi dhe Mal të Zi u mohohen shqiptarëve të drejtat më elementare të gjuhës dhe flamurit, si dhe burgosje. Ndërsa shqiptarëve çamë u mohohet e drejta për të shkuar në vendin e tyre, në Çamëri. Propaganda shoviniste ballkanike bën plane kundër kombit shqiptar për aneksimin e tij.

Akademikët maqedonas të Shkupit i quajnë shqiptarët “kafshë” në një kohë kur në Maqedoni pjesa më e madhe e territorit maqedonas është shqiptar, duke përfshirë edhe 40 për qind të popullsisë.

Deputetja e PP (Partisë Punëtore) në Parlamentin Evropian, grekja Marieta Grannacoy, akuzon shqiptarët për shovinizëm (Shqipëri të Madhe) sa herë që përmendet kufiri jugor, Preveza-Greqi.

Fatkeqësisht, prapa ish-prokurores së Hagës, Karla Del Ponte, qëndrojnë dhe disa klane në Evropë, që natyrisht nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Thëniet monstruoze të Karal Del Ponte shtrembërojnë historinë dhe lavdinë e kombit shqiptar për hir të propagandës antishqiptare. Historianët grekë bëjnë plane për zhdukjen e Ballkanit dhe mes Greqisë dhe Serbisë të ketë një kufi të vetëm. Këto propaganda dhe shpifje nxisin tensione, siç po ndodh dhe në Mitrovicë, ku qeveria serbe do të hodhi poshtë pakon e Ahtisarit.

Shqiptarët e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje të Ohrit në 13 gusht 2001 në hir të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Kjo marrëveshje është detyrim në radhë të parë për qeverinë e Maqedonisë që të mos asimiloi dhe zhduki rrcën shqiptare nga trojet e tyre.

Politika shqiptare për çështjen e platformës kombëtare duhet të jetë e bashkuar. Kosova me Shqipërinë do të bashkohet kur t’i vijë momenti i duhur. Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh, por integrim në Evropë. Kjo është një e drejtë që e meriton populli shqiptar. Ashtu siç jeta që është e përkohshme, edhe pushtetet dhe partitë janë kalimtare. Por, kombi mbetet. Për këtë qëllim madhor partitë politike shqiptare kudo që ndodhen duhet të kenë një platformë të përbashkët kombëtare.