LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët protagonistë, Xhaka ndëshkohet me të kuq, Mustafi shënon – Arsenali fiton dramën (Video)

Shqiptarët protagonistë, Xhaka ndëshkohet me të kuq, Mustafi shënon – Arsenali fiton dramën (Video)

Arsenal ka arritur një fitore tejet të vështirë përballë skuadrës së Burnleyt.

Edhe pse pritej një fitore më bindëse e Arsenalit, ‘Topçinjtë’ kanë triumfuar me rezultat minimal 2-1 falë një goli nga shqiptari Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez në fund të ndeshjes.

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve të cilët kërkonin sa më parë golin e epërsisë.

Mbrojtësi Laurent Koscienly gjuajti me kokë mirë por goditja e tij u prit nga portieri mysafir.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Alexis Sanchez pati një rast ideal për të shënuar por goditja e tij përfundoi jashtë.

Me rezultat të bardhë 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Mustafi duke shënuar golin e epërsisë për Arsenalin

Me të filluar pjesa e dytë Arsenali kërkonte me çdo kusht golin e epërsisë dhe një gjëje të tillë ia arritën.

Në minutën e 59-të të ndeshjes, Mesut Ozil harkoi bukur nga këndi, ndërsa mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0.

Kur u mendua se gjithçka po shkonte mirë, ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shkaktoi një ndërhyrje të ashpër në mesfushë dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Gjyqtari kryesor duke i treguar kartonin e kuq Granit Xhakes

Të vetëdijshëm se ka një lojtar më pak në fushë, Wenger largoi nga loja një mesfushor ofensivë si Alex Iwobi dhe inkuadroi në lojë Coquelin për ta mbrojtur rezultatin.

Edhe pse Burnley provoi barazimin një gjë e tillë nuk ndodhi deri në minutat shtesë të ndeshjes.

Futbollisti që u inkuadrua në lojë për tu mbrojtur, Francis Coquelin shkaktoi ndërhyrje të palejushme në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Sulmuesi Andre Gray ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Por në minutën e 97-të, mysafirët shkaktuan penallti pasi mbrojtësi Ben Mee bëri një ndërhyrje të palejueshme.

Kiliani Alexis Sanchez ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 2-1 dhe duke i dhuruar tri pikë tejet të rëndësishme Arsenalit.

Pas këtyre tri pikëve, ‘Topçinjtë’ ngritën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të tubuara.

Në javën e ardhshme Arsenal do të përballet me skuadrën lokale Watford, ku njëherit do të jetë derbi shqiptarësh mes Shkodran Mustafit dhe Valon Behramit, pasi Granit Xhaka pritet të mungoi për shkak të kartonit të kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori