LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët dhe maqedonasit festuan ndaras mbrëmjen e maturës

Shqiptarët dhe maqedonasit festuan ndaras mbrëmjen e maturës
A female graduate is silhouetted by sunset in her cap and gown on a college campus

Shqiptarë dhe maqedonas, edhe në përfundim të këtij viti shkollor kanë festuar të ndarë mbrëmjet e maturës në pjesën dërmuese të shkollave të mesme dhe fillore të Maqedonisë. Padyshim, se kjo formë nuk shënon asgjë e re, pasi kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndërsa tendencat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe për shumë vite të ardhshme, shkruan gazeta KOHA.

Maturantët e Tetovës apelojnë për festime të kujdesshme
Lexo po ashtu Maturantët e Tetovës apelojnë për festime të kujdesshme

Arsyeja kryesore, sikurse shpjegojnë përgjegjësit e shkollave dhe një pjesë e maturantëve, është muzika me të cilën zgjedhin të dëfrehen nxënësit. Sipas tyre, është e kuptueshme që secili grup etnik, respektivisht kulturor ta gjejë kënaqësinë më të madhe në muzikën të cilit edhe i përket.


Për këtë arsye, zgjidhja më e drejtë është që secila palë të feston me këngët, traditën dhe mënyrën e vet, aq më tepër që për sigurimin e muzikës nxënësit paguajnë nga xhepat e tyre. Prandaj, nuk ka përse njëra palë t’i imponon palës tjetër muzikën që do të dëgjojë apo edhe elementet të tjera që shoqërojnë festimin e mbrëmjes së maturës.

Mirëpo, parë në kontekst të investimeve të shumta që janë bërë në Maqedoni për realizmin e Strategjisë “Hapa drejt integrimit arsimor” (SIA) dhe pesë viteve të realizmit të Projektit “Integrim Ndërkulturor Arsimor”, i bie që të mos jetë arritur thuajse asnjë rezultat as nga SIA dhe as nga PINA.

”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”
Lexo po ashtu ”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”

Organizmi ndaras i mbrëmjeve të maturës, sipas gjuhës dhe përkatësisë etnike të nxënësve, është padyshim tregues i qartë në të cilin “integrimi arsimor” mund të gjejë fytyrën e vërtetë.

Pra, për të parë mirëfilli integrimin arsimor, nuk është gabim të analizohet sasia dhe cilësia e aktiviteteve për të cilat shkollat nuk janë të obliguara me ligj, apo me ndonjë forme tjetër interesi. Analiza që USAID ka bërë enkas me realizmin e fazës së parë pesë vjeçare të PINA-s (2012-2016), sjellë të dhëna dëshpëruese për integrimin e mirëfilltë arsimor.

Organizimi simbolik i maturave të përbashkëta, është vetëm njëri tregues. Nga gjithsej 1563 aktivitete të përbashkëta që janë shënuar në mes 433 shkollave fillore dhe të mesme të mara në shqyrtim, vetëm 41 janë matura të përbashkëta, edhe atë 24 organizime të këtilla u takojnë në shkolla fillore (gjysmë matura) dhe vetëm 9 shkollave të mesme (matura).

Bie në sy gjithashtu fakti se pjesa dërmuese e këtyre aktiviteteve janë shënuar në shkolla shumë gjuhësore (në 31 nga 41 raste të përgjithshme). Ndërkaq, shkollat një gjuheshe, sidomos ato të nivelet të mesëm nuk kanë treguar interesim të organizojnë matura të përbashkëta, pavarësisht nëse shkollat gravitojnë në komuna të përziera etnike (heterogjene) apo në komuna me dominim të theksuar të një etnie të caktuar (homogjene).

Madje, në shkollat e mesme rastet të këtilla janë barazi me zero. Edhe ato 9 matura të përbashkëta që janë organizuar shkollat e mesme janë në shkollat shumëgjuhëshe të komunave heterogjene.

Numri më i madh i aktiviteteve të përbashkëta sikurse ka treguar Analiza e USAID-it lidhen me ngjarjet sportive, vizitat dhe shëtitjet dhe në të gjitha rastet dominojnë shkollat ku mësimi zhvillohet në shumë gjuhë. Gjimnazi sportiv “Metodija M. Brico” në Shkup është një prej shkollave të mesme në Maqedoni, ku integrimi arsimor është i shtrirë në më te tepër nivele, duke nis nga aktivitete të përbashkëta shoqërore, klube sportive, shëtitje dhe deri te organizimi i mbrëmjeve të maturës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori