Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme që janë nxitur gjatë përdorimit të tij në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucionet mund të përdoret.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev se deri para zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, që njëherësh është edhe ndër sfidat kryesore të Qeverisë së re duke marrë parasysh debatet dhe tensionet para formimit të saj, pikërisht për shkak gjuhës shqipe.
Nevoja për zgjidhjen e këtij problemi fillimisht është aktualizuar nga vet Zoran Zaev, i cili atëherë drejtonte LSDM-në opozitare, ndërsa më pas ishte bërë edhe pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare.
Partitë shqiptare, në veçanti Aleanca për Shqiptarët, ishte bërë pjesë e Qeverisë me kusht që zgjidhja e çështjes së gjuhës shqipe të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
Ekspertët thonë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund t’i nënshtrohet, apo të lihet hapësirë që e njëjta të bie në Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj se këto korniza do të tejkalohen dhe gjuha shqipe praktikisht do të merr karakter zyrtar edhe në institucionet shtetërore qendrore. Megjithatë, vlerësoj se kapaciteti kushtetues është i kontestueshëm, kështu që mund t’i jep shans OBRM-së që të zgjasë debatin dhe ta kontestojë këtë ligj”, thotë Mersel Bilalli, ish-deputet në disa përbërje parlamentare dhe profesor në Universitetin Fon të Shkupit, duke u bazuar në amendamentin 7 të Kushtetutës, e cila nuk e saktëson qartë nëse gjuha shqipe është apo jo zyrtare në nivel të shtetit.
Kryeministri Zoran Zaev, tha se ligji nuk rrezikon asnjë komunitet në vend dhe se zgjidhja që do të miratohet do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
“Një gjë është e sigurt, Qeveria me siguri do të miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale…Nga kjo askush nuk humb asgjë, pasi në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqëri. Unë në mënyrë shumë transparente dhe të lumtur i prezantoj gjërat, sepse të gjithë ne kemi të drejtë për jetë të barabartë, të gjithë ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë Maqedoni si tonën, edhe në aspektin e të drejtave dhe obligimeve ndaj shtetit. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që shumë shpejt do të kalojë për debat në Qeveri, dhe më tej do ta procedojmë te Komisioni i Venedikut dhe në Kuvend”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, shkruan REL.
Nga ana tjetër, Mersel Bilalli beson se zgjidhja do të jetë në kuadër të përcaktimeve të deklaratës së partive politike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohen edhe përplasjet mes partive politike nënshkruese të saj, se është zgjidhur ose ky problem i diskutueshëm që nga pavarësia e Maqedonisë.
“Mendoj se përafërsisht zgjidhja do të jetë në kuadër të deklaratës dhe është mirë që kjo zgjidhje të ndodhë sepse përfundimisht do ta konsumonte material që manipulantët politikë të taborëve të ndryshme e eksplodojnë”, thotë Bilalli.
Nga ana tjetër, partia OBRM-PDUKM, mbështetësit e së cilës protestuan për më tepër se dy muaj kundër deklaratës së partive shqiptare, që ndryshe e quajnë edhe “Platforma e Tiranës”, së fundmi ka zbutur qëndrimet, duke thënë se partia nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se dëshiron të ketë një qasje të re pozitive ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ishte në lidhje dashurie tash e një vit me një të mitur – ferizajasi ndalohet për “sulm seksual”
Gazetari italian e krahason me Lavrovin pas telefonatës ndaj drejtorit të RAI 3, reagon Rama
Arrestohet një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë, për dhënie e marrje ryshfeti
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën