LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria triumfon në sekondën e fundit kundër Kosovës (Video)

Shqipëria triumfon në sekondën e fundit kundër Kosovës (Video)

Shqipëria ka shënuar fitore kundër Kosovës në kuadër të grupit B të paraeliminatoreve për botërorin Franca 2019.

Kombëtarja shqiptare e femrave ka triumfuar në momentet e fundit me rezultat 3:2 kundër Kosovës.


Përfaqësuesja e femrave të Kosovës në futboll

Shqipëria ka kaluar në epërsi në minutën e 17 përmes Arbiona Bajraktarit ndërsa për kosovaret ka realizuar gol në minutën e 35 Agnesa Rexha.

Në pjesën e dytë u shënuan tre gola, dy Shqipëria dhe një Kosova, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, përfaqësuesja e Kosovës kaloi në epërsi në minutën e 60 me anë të realizatores së golit të parë Rexhës.

Por, Shqipëria nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin për të shënuar fitores në sekondat e fundit të takimit.

Shqiptaret barazuan rezultatin në minutën e 75 përmes një supergoli nga gjuajtja e lirë të Fortuna Melas.

Kur pritej të përfundonte takimi, Blerina Musa realizoi autogol dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Shqipërisë me rezultat 3:2.

Pas kësaj, Shqipëria zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tre pikë ndërsa Kosova gjendet në vendin e fundit, ku në grup janë edhe Greqia dhe Malta. /Telegrafi/