LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pëson edhe nga Bosnja (Video)

Shqipëria pëson edhe nga Bosnja (Video)

Shqipëria ka pësuar humbje (2-1) edhe nga Bosnje e Hercegovina në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Elbasan Arena.

Shqipëria e nisi keq ndeshjen. Fillimisht ishte Thomas Strakosha që gaboi duke mos mundur ta largojë topin e Edon Dzeko gjuan, por Elseid Hysaj largon nga zona.


Por në të njëjtin aksion topi vije te Vranjes, i cili pengohet në zonë nga Aliji dhe gjyqtari tregon në pikën e bardhë.

Nga penalltia i saktë ishte Edin Dzeko që zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të.

Shqipëria mundohet të kthehet në lojë, por aksionet ishin të dobëta dhe përfundonin zakonisht para mbrojtjes ose në duart e portierit Asmir Begovic.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllet me epërsinë e boshnjakëve në skenë del Senad Lulic që kompleton një super aksion të Kenan Kodros në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë nisi me disa ndryshime nga De Biasi, por që nuk sollën edhe aq fryte.

Ndeshja u hap në minutën e 68-të kur pas një harkimi të bukur të Jamir Hykës me kokë shënoi Bekim Balaj.

Pas golit kuqezinjtë u liruan edhe më shumë dhe tentuan barazimin, por që nuk e arritën.

rastin më të mirë e kishte Liridon Latifi që gjuajti me kokë, por Begovic bëri pritje të shkëlqyer.

Kjo ndeshje më shumë u karakterizua me mungesën e tifozëve, që kanë vendosur t’i bojkotojnë ndeshjet shkaku i sjelljes së sigurimit të stadiumit.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm Plisat e vetmja tifozëri e organizuar. /Telegrafi/.