LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ka 2.82 milionë banorë

Shqipëria ka 2.82 milionë banorë

Ministri i Inovacionit Genc Pollo ka publikuar të enjten të dhënat zyrtare të censusit të popullsisë duke theksuar se vendi ynë ka 2.82 milionë banorë, një ulje e popullsisë që ka të bëjë me rritjen e emigracionit.

Gjithashtu sipas ministrit Pollo pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83 për qind e të pyeturve duke mos pasur supriza sa i përket përkatësisë etnike.

“14 për qind e tyre nuk kanë preferuar të deklarohen ndërsa 99 për qind e të pyeturve e deklarojnë shqipen gjuhën e nënës”, tha ministri Pollo.


Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga censusi tregojnë se 56.7 për qind janë deklaruar si myslimanë, 10.3 për qind katolikë, 6.75 për qind ortodoksë dhe 2.90 për qind bektashinj.

Një e dhënë tjetër interesante lidhet me përkatësinë etnike në Shqipëri për të cilin ka patur debate të vazhdueshme. 0.87 për qind është numri atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke ndërsa 0.2 për qind janë deklaruar me kombësi maqedonase, 0.87 për qind grekë dhe 0.30 për qind romë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori