LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova luajnë në ndeshjet para-eliminatore të femrave në futboll (Video)

Shqipëria dhe Kosova luajnë në ndeshjet para-eliminatore të femrave në futboll (Video)

Nga data 6 deri më 11 prill, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të jetë e angazhuar në ndeshjet e para-eliminatoreve të Kampionatit Botëror te vitit 2019. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima është në një grup me Kosovën, Greqinë dhe Maltën, ku padyshim ajo do të kërkojë kualifikimin.

“Kemi një periudhë prove, ku do të shohim dhe seleksionojmë të gjithë elementët që kemi në ekipin tonë. Nga këto tre ndeshje ne presim të kualifikohemi. Grupi është i vështirë, por ne kemi optimizëm të lartë”, është shprehur trajneri Grima, transmeton TCH.

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fazë të para-eliminatoreve të Botërorit pikërisht me përballjen me Kosovën në “Elbasan Arena”, një sfidë të cilën Grima do të preferonte ta evitonte.

“Ndeshja me Kosovën është me e veçantë, por futbolli ky është dhe ne duhet të tregojmë vlerat dhe të arrijmë objektivat që kemi. Të luash ndaj Kosovës është kënaqësi e veçantë. Unë nuk do të kisha dashur ta kisha në grup Kosovën”, është shprehur Grima.

Përveç Elbasan Arenës, ndeshjet e grupit tonë të këtyre para-eliminatoreve do të luhen edhe në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori