LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, edhe 1 muaj betejë më zjarret

Shqipëri, edhe 1 muaj betejë më zjarret

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë aktive 3 vatra, ajo në malin e Derjes, në Krrabë dhe vatra e riaktivizuar në Pezë.

Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve të Tiranës kërkon nga banorët e zonave ku ka potencial për krijimin e vatrave të rrezikshme që të tregojnë kujdes për ato që quhen zjarrvënie të paqëllimshme.


“Qytetarët mundohen të hapin toka të reja bujqesore dhe të pastrojnë tokat e tyre dhe mendojnë të asgjësojnë mbeturinat bujqësore shkurreve, apo barishteve përmes zjarrit. Në këto dy muaj, në korrik dhe në gusht, kjo është e paparanueshme dhe asnjëherë nuk duhet të përdoret për arsye se zjarri në këto temeperatura del jashtë kontrollit”, deklaron Shkëlqim Goxhaj.

Në ditët në vijim, zjarrfikësit e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pyjeve dhe Agjencinë e parqeve dhe rekreacionit do të zhvillojnë një aksion për hapjen e disa korridorëve afër vatrave të zjarrit, që do të lehtësojnë dhe shpejtojnë shuarjen e flakëve.

“Dëmi nga zjarret do jetë shumë më i vogël sesa ka qenë këtë vit. Drejtoria e Pyjeve dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, edhe këto ditë e kemi diskutuar, do të jenë të parat që do t’i kërkojnë këto korridore, që shumë shpejt do të realizohen dhe do ta bëjnë punën dhe shërbimin tonë më të lehtë”, thotë Goxhaj.

Por kur mund të quhet e përfunduar e gjithë situata emergjente e zjarreve në Tiranë?

“Ne, me parashikimet tona mendojmë se gjatë të gjithë muajit gusht dhe 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jenë me ngjarje të tilla. Kryesorja është që ne jemi në gatishmëri dhe i kemi forcat dhe pajisjet që t’i përballojmë këto situata. Vetëm situata të jazhtëzakonshme, apo terrene shumë të thyera, siç është mali i Derjes tani dhe zona e Dajtit janë të papërballueshme për shërbimin tonë”, shton Goxhaj

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori