LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, administrata publike merr pagën e dhjetorit

Shqipëri, administrata publike merr pagën e dhjetorit

Nga dita e sotme pritet të fillojë dhënia e pagës së muajit dhjetor për punonjësit e administratës publike në Shqipëri. Rreth 90 mijë punonjës sot në mesditë do mund të tërheqin nga llogaritë e tyre bankare pagën e muajit të fundit të 2012-s.

Mes mazhorancës dhe opozitës pati debat me argumentet të ndryshme për këtë çështje por fakti është se shumë familje kanë vuajtur mungesën e likuiditetit në një kohë kur duhet të merrnin shpërblime dhe jo më të kishin edhe mungesën e pagës që u takon.

Vetëm dy ditë më parë Ministria e Financave ka marrë një borxh prej 27.4 miliardë lekë me anë të shitjeve të bonove të thesarit tek bankat e nivelit të dytë dhe qytetarët. /Telegrafi/