LAJMI I FUNDIT:

Shpuzë apo copë buke: Çfarë mendoni se shfaqet në këtë fotografi? (Foto)

Shpuzë apo copë buke: Çfarë mendoni se shfaqet në këtë fotografi? (Foto)

Craig Stone nga Britania e Madhe, është befasuar me atë që ka gjetur kur ka hyrë në kuzhinën e shtëpisë së tij.

Sipër një dollapi ka qenë një gjë e pazakontë që duket si copë buke, por në të njëjtën kohë edhe si shpuzë për pastrim, transmeton Telegrafi.


Fotografinë e ka vënë në Twitter dhe ka pyetur se çfarë mund të jetë.

“Nuk dija nëse munda ta lyeja me marmelatë dhe ta haja, apo t’i vija pak detergjent dhe të pastroja kuzhinën”, ka shkruar ai përbri fotografisë.

“Lirisht haje, të bëftë mirë”, si dhe “mbasi është pranë lavamanit, duhet të jetë shpuzë”, janë dy nga komentet më të ndryshme lidhur me rastin. /Telegrafi/

shpuze-apo-cope-buke-cfare-mendoni-se-shfaqet-ne-kete-fotografi-foto-2