LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e përditshme të cilat jua largojnë vitaminat nga trupi

Shprehitë e përditshme të cilat jua largojnë vitaminat nga trupi

Shumicës  nga ne na ndodhë  të përjetojmë ditë kur ndihemi të lodhur ,pa energji  ose përjetojmë dhimbje të muskujve.

Sipas Dr.Sarah Brewer e cila është njëkohësisht nutricioniste, na tërheq vëmendjen për disa nga shprehitë të cilat kanë efekte dytësore në organizëm. Ajo shpjegon disavantazhet  që kanë çaji, antibiotikët dhe kremi  kundër diellit. Ju nuk keni nevojë të ndaloni konsumimin apo aplikimin e  këtyre produkteve por ajo rekomandon disa mënyra me anë të cilave ruani trupin nga humbja e vitaminave.

Kafja dhe çaji    

Komponentët përbërës të këtyre pijeve, të tilla si taninet në çaj dhe acidi klorogjenik në kafe, lidhen me minerale të ndryshme në ushqim , duke zvogëluar përthithjen e tyre nga trupi. Për shembull, kafja mund të zvogëlojë përthithjen e hekurit deri në 80 për qind nëse e pini brenda kohës shumë të shkurtër pas konsumimit të ushqimit. Këto pije gjithashtu zvogëlojnë absorbimin e mineraleve të tjera si zinku, magnezi dhe kalciumi. Çdo ushqim ose pije e nxehtë gjithashtu mund të shkatërrojë bakteret probiotike të cilat njihen si ushqime funksionale të cilat përmirësojnë punën metabolike të lukthit.

Ushqime e larta në fibra

Krundet  dhe  “phytatet” (komponimet  të cilat I gjeni në produktet  bishtajore, arra, fara dhe bukë të zezë) lidhen me mineralet në zorrë kështu që ato mbesin pa u absorbuar. Kjo mund të zvogëlojë përthithjen  e hekurit “ jo hemik”  – i cili gjendet në perime deri në 65 përqind si drithëra, fasule dhe thjerrëza , në krahasim me mishin e kuq . Gjithashtu mund të zvogëlojë thithjen e zinkut, kalciumit dhe manganit. Ky problem nuk ndodh me bukën e lënë (të fryeë me maja), pasi enzimat e majave thyejnë “phytatet”  kështu që lidhja me minerale nuk ndodh.

Pilula kontraceptive

Disa studime, duke përfshirë një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë ngritur shqetësime rreth asaj se si pilula kontraceptive  mund të ulë tek femrat nivelet e acidit folik, vitaminat B2, B6, B12, vitamina C dhe E  dhe mineralet si  magnez, selen dhe zink. Pse pilula ndikon në nivelin e vitaminave dhe mineraleve nuk është kuptuar plotësisht, por mund të jetë pjesërisht për shkak të mbajtjes së lëngjeve. Estrogjeni dhe progestogjeni  që përdoren në pilulë janë hormone steroide që kanë ndikim  në veshka  dhe rregullimin  dhe balancimin e kripës dhe lëngjeve. Ka gjithashtu shqetësime se pilula mund të zvogëlojë thithjen e vitaminave të tilla si acid folik dhe për të rritur sekretimin e tyre përmes veshkave. Kjo mund të çojë në mangësi ushqyese – sidomos të folatit / acid folik, mungesa e të cilave rrit rrezikun e anomalive të fetusit (një shqetësim nëse shtatzënia ndodh pas marrjes së pilulës ose menjëherë pas ndalimit të saj). Nivelet e ulëta të vitaminës B2 mund të shpjegojnë dhimbjen e  kokes që disa gra përjetojnë gjatë përdorimit të pilulës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori