LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e këqija që po jua pamundësojnë rritjen e masës muskulore

Shprehitë e këqija që po jua pamundësojnë rritjen e masës muskulore

A keni qenë duke ushtruar më shumë se zakonisht së fundmi, ndoshta gjatë tërë javës dhe keni ngrënë ushqim të shëndetshëm, por nuk keni vërejtur rezultate?

Cila mendoni se mund të jetë arsyeja prapa kësaj? Shumica nga ne nuk e kuptojmë se jemi vet ne ata që i sabotojmë rezultatet tona, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se sa shumë ushtroni, nëse i keni shprehitë e mëposhtme, ju asnjëherë nuk mund ta arrini transformimin trupor të cilin synoni.

Stresi

Nëse jeni shumë të stresuar, mos pritni që do të ndërtoni muskuj. Stresi i rrit nivelet e kortizoli, i cili aktivizon sistemin nervor, e njëkohësisht i ngrit nivelet e glukokortikoideve. Të gjitha këto mund të kontribuojnë në një sërë problemesh shëndetësore.

Ndërsa, sa i përket ndërtimit të muskujve, stresi mund të pengojë me rritjen e hormoneve dhe testosteronit, rrjedhimisht e kufizon rritjen e muskujve, ndërsa e rrit masën dhjamore të stomakut.

Pagjumësia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë thotë se në vitin 1910, njerëzit kishin fjetur nëntë orë. Këto ditë, njerëzit i bëjnë vetëm shtatë orë gjumë – e kjo kur kanë kohë të lirë. Ditëve të sotme janë duke ndodhur shumë gjëra, siç është interneti dhe celularët e mençur – të cilët po na shkaktojnë të rrimë zgjuar tërë natën.

Sidoqoftë, nëse dëshironi ta maksimizoni procesin e rikuperimit, ju duhet t’i bëni të paktën tetë orë gjumë në ditë, përndryshe do të kontribuoni në shtim të peshës.

Ushtrimet e tepërta kardio

Përderisa ushtrimet kardio janë të mira për sistemin aerobik, nëse e teproni me këto ushtrime ato do të keni efekte negative, e veçanërisht nëse jeni duke synuar për ndërtim të muskujve. Kjo për shkak se ushtrimet e tepërta kardio e dëmtojnë procesin e rikuperimit dhe ju ndalojnë të ndërtoni muskuj sepse jeni të përqendruar rëndë në ushtrime për qëndrueshmëri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori