0Shares

Një vaksinë që është në gjendjet bllokojë efektet e heroinës është testuar tek qeniet jonjerëzore dhe funksionon. Lajmi është dhënë nga hulumtuesit The Scripps Research Institute (TSRI), të cilët e kanë publikuar studimin duke e titulluar “Development of a Clinically Viable Heroin Vaccine” , ku shpjegohet se si funksionon ky lloj trajtimi.

Shkencëtarët shpjegojnë që funksionimi i vaksinës bazohen në ekspozimin e sistemit imunitar, ku në një pjesë të molekulës së heroinës mësohet se si të prodhohen antitrupat e nevojshëm për të bllokuar efektet psiko-aktive të heroinës. Praktikisht, antitrupat e molekulës së heroinës neutralizohen, duke bllokuar mundësinë për të arritur në tru dhe njëkohësisht pengohet gjendja e euforisë – tipike e kësaj lloj droge.

Vaksina duhet të bllokojë efektet psiko-aktive dhe të eliminojë tek njerëzit nevojën për të përdorur këtë drogë. Kjo i ndihmon përdoruesit e varur nga heroina që të heqin dorë prej saj.

Shkencëtarët njoftojnë se e kanë testuar vaksinën tek ketrat dhe majmunët, ku në të dyja rastet ka rezultuar efektive për muajin e parë dhe ka zvogëluar efektin e heroinës brenda tetë muajve. Një gjë pozitive në këtë vaksinë anti-heroinë është që nuk ka shfaqur efektet kolaterale.

“Mendojmë se kjo vaksinë është gjithashtu e sigurt edhe për njerëzit”, shpjegojnë shkencëtarët. “Ne kemi përdorur komponentë që tashmë janë miratuar nga FDA dhe që kanë tejkaluar provën e sigurisë në disa klinike të posaçme”. /Përktheu: Silvana Muça/Gazeta Shqip/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)