LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi 9-vjeçarin nga Kosova nga mbytja, flet “heroi”: E pashë që s’dinte mirë not, prandaj po e ndiqja me sy!

Shpëtoi 9-vjeçarin nga Kosova nga mbytja, flet “heroi”: E pashë që s’dinte mirë not, prandaj po e ndiqja me sy!

Një djalë 9 vjeç nga Kosova ka mundur t’i shpëtojë vdekjes vetëm falë ndërhyrjes së një roje bregdetare në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e centralit në Sarandë, ku roja bregdetare Ndriçim Rako shpëtoi nga mbytja 9-vjeçarin Arbërin Kreshnikaj, pa hezituar asnjë çast nëse rrezikonte edhe ai vetë apo jo.


Vetëm roja, në një rrëfim për mediat shqiptare pas rastit, ka rrëfyer se ishte duke e ruajtur djalin, pasi kishte kuptuar se ai nuk dinte mirë not.

“Djalin e pashë që nuk dinte mirë not dhe po e ndiqja me sy. Por, në një moment më humbi nga sytë. U nisa direkt dhe u zhyta për ta shpëtuar, e më pas e nxora në breg”, shprehet roja Ndriçim Rako.

Familja e djalit megjithëse e tronditur ka falënderuar shërbimin e Rojës Bregdetare dhe vetë të riun që shpëtoi djalin e tyre. Fatmirësisht 9-vjeçari nuk pësoi asnjë lëndim dhe vazhdon të shijojë pushimet me prindërit në Sarandë.

Kujtojmë se 10 ditë më parë 3 të rinj u mbytën në plazhin e Zvërnecit, ndërsa Roja Bregdetare në kë plazh nuk ekziston.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori