0Shares

Forcat bregdetare në Shri Lanka, e kanë shpëtuar një elefant që kishte hyrë në det, afro 17 kilometra larg bregut.

Pas 12 orë përpjekjesh, kafsha është kthyer në tokë e lidhur për dy barka që lëviznin me shpejtësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon vetëm shpinën e gjallesës, që nxjerrë hundën mbi sipërfaqe për të marrë frymë.

“Është e zakonshme që elefantët të hyjnë në det, por jo kaq thellë. Dyshojmë se ka humbur kontrollin dhe nuk dinte të kthehet prapa”, kanë thënë zyrtarët e një organizate që merret me mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)