LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimet në Stamboll, kush janë autorët që vranë 38 persona dhe 166 plagosën të tjerë (Video)

Shpërthimet në Stamboll, kush janë autorët që vranë 38 persona dhe 166 plagosën të tjerë (Video)

Zyrtarët shtetëror të Turqisë thonë se provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 38 persona dhe u plagosën 166 të tjerë, lënë të mendohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, Vodafone Arena, në Stamboll është shprehur se të gjitha shenjat tregojnë organizatën terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).


“Nëse do të nisemi nga automjeti i përdorur të gjitha treguesit drejtohen nga PKK. Kur të jetë çdo gjë e qartë do të ndahen me opinionin publik. Mbi të gjitha duket një skenarë i punuar mirë. Normalisht që kjo gjë do të bëhet e ditur për publikun pasi të mbarojnë hetimet”, tha Kurtulmus.

“Sulm terrorist i planifikuar”

Duke vënë në dukje se shënjestra e këtij sulmi ishte policia e shtetit, Kurtulmuş në vijim të fjalës së tij ka shtuar se “Duket që është një sulm i menduar mirë. Pasi kanë dalë tifozët e Beshiktash-it janë nxjerrë edhe tifozët e Bursaspor-it dhe më pas forcat e sigurisë në një rutinë të zakonshme kanë nisur të mblidhen në vendet e pritjes. Shkurtimisht sulmi është bërë drejtpërdrejt ndaj forcave të policisë”.

“Në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese”

Kurtulmus ka theksuar se në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese.

“Në vendin ku ka shpërthyer autobomba është hapur një gropë dhe autobomba nuk është. Është copëtuar e gjitha, dhe është hapur një gropë e madhe”, tha ai.

“Fuqitë që përdorin organizatat terroriste si mashë, duhet të heqin dorë”

“Ka një gjë shumë të qartë. Çdo njëri nga këto, çdo organizatë terroriste ka një pronar. Ashtu sikurse përdoren masha në luftën e vendeve të Lindjes së Mesme, ashtu edhe ky sulm është bërë nga një organizatë terroriste e përdorur si mashë. Me shumë mundësi është PKK, por kush e përdori atë mashë, përse e përdori dhe si e përdori? Ajo që është e rëndësishme kjo është. I bëj thirrje edhe njëherë nga këtu të gjithë botës. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër terrorizmit dhe ata të cilët përdorin organizatat terroriste si masha ti lënë së përdoruri”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori