LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim te ish-reparti ushtarak në Tiranë, plagosen dy fëmijë

Shpërthim te ish-reparti ushtarak në Tiranë, plagosen dy fëmijë

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Yrshek të Tiranës, pas një shpërthimi pranë një ish-repartit ushtarak.

Burime nga Policia bëjnë me dije se fëmijët ishin duke luajtur në një shtëpi të braktisur dhe po qëllonin më gurë drejt një objekti, i cili dyshohet se ka qenë predhë ose municion tjetër dhe ka shpërthyer.


Fëmijët ishin rreth 20 metra larg dhe kanë mbetur të dy të plagosur. A.K 16 vjeç dhe E.K 14 vjeç janë transportuar të dy drejt spitalit të Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Të miturit kanë marrë dëmtime në këmbë për shkak të shpërthimit, shkruan Shqiptarja.

Kanë qenë banorët e Yrshekut të cilët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë gjetur dy fëmijët e plagosur.

Dyshimi i Policisë është që të ketë shpërthyer një predhë e vjetër, kjo edhe për shkak se ngjarja ndodhi pranë një ish-reparti ushtarak. Pritet që edhe ekspert të ushtrisë të bëjnë kontrollin e zonës.

Pak ditë më parë një tjetër shpërthim ndodhi në një repart ushtarak në Durrës. Në këtë rast kanë qenë dy punonjës që i vunë flakën barit dhe më pas shpërtheu baruti.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori