LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen Azem Vllasi: Treni të ndalohet dhe le të bëhet çfarë të bëhet

Shpërthen Azem Vllasi: Treni të ndalohet dhe le të bëhet çfarë të bëhet

Ish-funksionari i lartë i Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, analisti dhe avokati i njohur Azem Vllasi, njohës i çështjeve politike, ka paralajmëruar ditë jo të mira për shtetin e Kosovës, nëse sipas tij, Prishtina zyrtare vazhdon të sillet në formën e tanishme ndaj provokimeve të Beogradit.

Duke folur në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, me gazetarin Fitim Behluli, Azem Vllasi ka thënë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës dhe Malit të Zi, po vijnë të koordinuara mirë me rusët.


“Korpusi serb në përgjithësi e ka një skenar të provokimeve, si duket në marrëveshje edhe me rusët. Qëllimi është destabilizimi i gjendjes në rajon. Rusia ashiqare ka për qëllim t’i shkaktojë problem perëndimit”, ka thënë Vllasi.

Vllasi ka komentuar procesin Haradinaj, përcjell Telegrafi, i ndaluar në Francë me fletarrest të Serbisë, dhe i liruar me kusht.

Ai ka thënë se Prishtina zyrtare në këtë drejtim duhet të jetë shumë më aktive.

Aktakuzat e reja, kinse ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Vllasi i quajti rrena të kulluara të Serbisë dhe inekzistente.

”Prishtina zyrtare duhet të jetë aktive, dhe kur them aktive, pra shumë aktive karshi organeve të Francës dhe BE-së, sepse rasti Ramush Haradinaj është provokim i rëndë së pari ndaj Kosovës. Mbi Haradinajn edhe mbi Kosovën, çështjet juridike janë të qarta. Këto janë denoncime të Serbisë dhe nuk bënë të bie askush në grackë. Serbia që thotë ka prova të reja për z.Haradinaj, ajo është rrenë”, mendon Azem Vllasi.

Ish-funksionari i lartë i Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, Vllasi më tej ka komentuar edhe protestat e fundit të shqiptarëve ndaj ndalimit të Haradinajt në Francë, të cilat sipas tij duhet të ndodhin.

“Serbët janë duke e tensionuar Ballkanin për të organizuar provokime të reja, por, ju kujtohet 1988-ta ’89-ta, kur u patëm lodhur prej Serbisë dhe populli e bëri të vetën. Qëllimi kryesor është tensionimi i opinionit dhe provokimi i aftësisë së pushtetit të Kosovës dhe në këtë kuptim duket se nuk i kemi punët mirë. Shihet që çështja e Murit, çështja e Haradinajt dhe gjëra tjera konkrete që vijnë – dhe këta tanët çka po bëjnë? çka po veprojnë? Thonë po e informojmë BE-në, Mogerinken që i ka 100 punë të tjera”, ka kritikuar Vllasi.

Analisti dhe avokati Azem Vllasi, e sheh me shqetësim të madh edhe çështjen e ardhjes së trenit ‘Rus’ në Kosovë.

Ai ka kërkuar veprim policor të shtetit konform provokimit.

‘Sot duhet të del atje në eskortë e fortë policore dhe shërbimi kufitar tek kontrolli në Jarinje, nga Rashka, ta ndalojë trenin, ta kontrollojë dhe ta kthejë prapa me ato mbishkrime. Aty duhet të shihet a po barten edhe armë në tren për serbët e Kosovës që mund të përgatisin ndonjë bela. Pra sot, treni të ndalohet dhe le të bëhet çfarë të bëhet, por s’bëhet asgjë”, u ka “hequr merakun” avokati Vllasi pushtetarëve të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori