LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, çështja është nëse do të ketë dyqane nën të ose jo! (Video)

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, çështja është nëse do të ketë dyqane nën të ose jo! (Video)
-->

“Se xhamia qendrore do të ndërtohet, këtë askush nuk e vë në dyshim. Mirëpo, shpresoj të arrihet konsensus për estetikën dhe stilin e ndërtimit të saj”.

Kështu ka theksuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë për Telegrafin se sa herë afrohen zgjedhjet, hapen tema edhe të religjionit.

“Xhamia do të ndërtohet. Nuk ka debat këtu. Kjo është një nevojë e komunitetit mysliman që ta kenë një xhami qendrore, për kryerjen e riteve fetare, e që vërehet mungesa e hapësirës sidomos gjatë ditës së xhuma ose festave fetare. Nëse vjen dikush dhe më thotë se duhet ta ndërtojmë xhaminë ku një kat është me dyqane, atëherë këtu shtrohet çështja. Ne nuk e kemi me ligj të përcaktuar a mund të kemi një objekt fetar me dyqane”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, “në ligj nuk shkruan askund se si duhet të vendosë komuna, duke shtuar se projekti i xhamisë qendrore të Prishtinës, ngjason me një xhami në Edirne të Turqisë”.

“Sidoqoftë, mendoj që është mirë të ndërtohet një konsensus për këto gjëra, sepse ai objekt do të jetë qindravjeçar dhe jo i përkohshëm. Nesër do të jetë mbledhja e Kuvendit Komunal dhe e kemi ftuar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), që ta prezantojë para asamblistëve projektin”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/