LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti në mesin e 28 politikanëve evropian të ‘Politico’-s

Shpend Ahmeti në mesin e 28 politikanëve evropian të ‘Politico’-s
-->

Numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur në mesin e 28 personaliteteve në listën vjetore për formësimin e politikës dhe ideve në Evropë, shkruan portali i Bashkimit Evropian, Politico.eu.

Kosova mund të ketë bërë një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare këtë vit, kur i janë bashkuar FIFA-së dhe fituan medaljen e artë olimpike në Rio.

Por për Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza.

Që nga zgjedhjet e vitit 2013, 38 vjeçari, i diplomuar në Harvard, ish-ekonomist në Bankën Botërore dhe profesor universitar i ka hyrë betejës për të sjellë për qytetarët shërbimet publike bazike- transportin publik, ujin e pijshëm, mbledhjen e mbeturinave, ngrohje të pastër dhe të përballueshme për shkollat, spitalet dhe shtëpitë për kryeqytetin me 350 mijë banorë, shkruan portali i Bashkimit Evropian, Politico.eu që ka zgjedhur Shpend Ahmetin në mesin e 28 personaliteteve në listën vjetore për formësimin e politikës dhe ideve në Evropë, transmeton Klan Kosova.

Ahmeti, një nga profilet më të larta të partisë më të madhe opozitare, është duke qeverisur si shembull. Mysafirët e parë në zyrën e tij si kryetar kanë qenë auditorët e pavarur.

Vendimi i tij i parë ka qenë që ta qes në ankand makinë Audi Q7 të paraardhësit të tij.

Më pas ai bëri listimin dhe servisimin e të gjitha makinave të komunës, duke i bërë të përshtatshme, ashtu sikur edhe makinën e tij, me pajisje përcjellëse, në mënyrë që nëpunësit civil nuk do të mund të largoheshin nga zona e operimit pa u vërejtur.

Puna kishte edhe rreziqet e veta, pasi vuri atë kundër një strukture të fuqishme politike të falsifikuar në kaosin e pas-pavarësisë, në të cilën ushtarët e lirisë, të prirë nga presidenti aktual Hashim Thaçi, kishin konsoliduar fuqinë e tyre pothuaj se në secilin aspekt të shoqërisë në Kosovë, përfshirë, politikën, biznesin, sigurinë dhe gjykatat.

Thirrja për t’i hyrë betejës më shumë do të dukej si një shfaqje. Për shembull, ai ka dërguar në gjykatë zyrtarë komunal  nën dyshimin për korrupsion. Madje aty nuk ka qenë vetëm një që është ndjekur penalisht.

“Duam të bëjmë gjithçka që mundemi që të tregojmë se vërtetë ka zgjidhje”, Shpend Ahmeti.

Ahmeti vlerësoi se Prishtina do të duhej të ketë 250 autobusë që të sigurojë banorëve të vetë një transport publik të besueshëm. Por që qyteti ka vetëm shtatë autobusë. E kur ai provoi që ta rrisë numrin e tyre në vitin 2015, qeveria refuzoi që të nënshkruajë dokumentet e importimit.

“Ata po duan të bëjnë gjithçka që ne të dështojmë…që të tregojnë se kjo lloj qeverisje në kryeqytet është e pamundur”, thotë Ahmeti.

“Kurse ne po duam të bëjmë gjithçka që mundemi që të tregojmë se vërtetë ka zgjidhje”, ka shtuar ai.

Për jetën në qytet “Prishtina është pak kaotike, kemi shumë ndërtime pa leje. Por që ka edhe një jetë të mrekullueshme kulturore, jetën e natës. Brenda ditës shesim numrin më të madh të kafeve – makiato. Afërsisht një milionë kafe në ditë”.

Për hyrjen në politikë: “Lëvizja së cilës i përkas, më bindi që të kandidojë për kryetar. Ishte një fitore befasuese. Sepse unë po garoja kundër kryetarit në detyrë që aty ishte në dy mandate, për gjashtë vite. Po garonim kundër një partie të fortë, kurse në lëvizjen e kemi themeluar me njerëz të rinj…Kjo është fitore e atyre, jo e imja. Tash kam përgjegjësi më të madhe ndaj tyre, në parim për të bërë ndryshimin”, ka thënë Ahmeti, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë kliko këtu – politico.eu