LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësinë nga zero deri në 400 kilometra në orë, Bugatti Chiron e arrin për një minutë (Foto)

Shpejtësinë nga zero deri në 400 kilometra në orë, Bugatti Chiron e arrin për një minutë (Foto)

Super-vetura franceze Bugatti që ka 1,500 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h, e arrin për periudhën e shkurtër prej vetëm 2.6-sekondave.

Por, Chiron i ri 8.0-litra W16 e ka edhe një veçanti tjetër, sa i përket shpejtësisë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shpejtësia më e lartë që arrin është 500 kilometra në orë, në tregues është limituar deri në 420 njësi. Në anën tjetër, ku model shquhet për periudhën e shkurtër kohore, që mendohet të jetë rekorde deri më tani.

Për më pak se 60 sekonda, ky Chiron mund të kalojë nga qëndrimi në vend, deri te gjendja prej 400 km/h.

Sipas këtyre të dhënave, mund të thuhet se Bugatti do të ripërcaktojë pritshmërinë dhe rekordet për vetura luksoze dhe sportive. /Telegrafi/