LAJMI I FUNDIT:

Shpallet vala 59 e privatizimit

Shpallet vala 59 e privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të premten zyrtarisht ka shpallur Valën 59 të privatizimit.

Vala 59 e privatizimit sipas zyrtarëve të AKP-së përmban 42 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

“Pas miratimit nga ana e Bordit të Drejtorëve, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender”, ka njoftuar AKP-ja nëpërmjet një komunikate për media.


Afati i fundit për parakualifikim për Valën 59 të privatizimit, do të jetë 2 tetori i këtij viti. /Telegrafi/