Është zhvilluar sot një takim në mes të përfaqësuesve të Shoqatës së Bankave në Kosovë dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Në takim u diskutuan problemet që janë shfaqur në funksionimin e regjistrit të pengut i cili menaxhohet nga ana e ARBK, Sektori i Regjistrit të Pengut.
Ky regjistër është përcjell me probleme të vazhdueshme në funksionim dhe për këtë janë ankuar disa herë bankat komerciale përmes Shoqatës së Bankave.
Sipas Shoqatës së Bankave, zyra e ARBK-së Sektori i Pengut, duhet të mbështetet më shumë nga MTI dhe niveli qendror për të avancuar sistemin e regjistrit të pengut pasi që përkundër angazhimeve të ARBK, kjo përkrahje ka munguar deri më tani.
Megjithatë, bankat vazhdojnë të ballafaqohen me probleme gjatë regjistrimit të pengut si pjesë e procedurës së aprovimit të kredive.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se ky regjistër i menaxhuar nga ARBK-ja respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe kjo po paraqet probleme jo vetëm për bankat por edhe për qytetarët të cilët aplikojnë për kredi ose kërkojnë lirimin e pengut ku paraqiten vonesa për shkak të mos funksionimit adekuat të këtij regjistri.
Balija kërkon nga MTI por edhe nga Ministria e Administratës Publike, respektivisht ASHI, që të trajtoj këto probleme me prioritet në mënyrë që të lehtësohet qasja në financa për qytetarët e Kosovës.
Balija thekson se Bankat komerciale dhe përdoruesit e tjerë të regjistrit paguajnë tarifa të rregullta për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve andaj edhe kërkojnë funksionim adekuat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën