LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i keq për pak sa nuk u ndesh me autoambulancën (Video)

Shoferi i keq për pak sa nuk u ndesh me autoambulancën (Video)

Shoferi i paidentifikuar që e voziste makinën në mënyrë të shkujdes në Marseyside të Anglisë, gati është ndeshur me autoambulancën që vinte në drejtim të tij.

Në videon e postuar më poshtë, shihet BMW-ja ngjyrë gri teksa lëvizë në të ashtuquajturën ‘rrëshqitje në asfalt’, derisa shkon përgjatë një rrethi të rrugës, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shmang përplasjen me furgonin që shërben për intervenime mjekësore, ai vazhdon edhe më tutje me këtë drejtim të rrezikshëm.

“Ky njeri duhet të ndalohet dhe të dënohet rëndë, sepse ka mundur të shkaktojë aksident shumë të madh”, është një koment lidhur me rastin.

Mësohet se kanë filluar hetimet, por nuk bëhet e ditur nëse është identifikuar shoferi i pakujdesshëm. /Telegrafi/