LAJMI I FUNDIT:

Shkupi kryeqyteti më i ftohtë në Ballkan

Shkupi kryeqyteti më i ftohtë në Ballkan

Me temperaturat e matura, minus 18 gradë Celsius, Shkupi mëngjesin e sotëm ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, ndërkohë që Sarajeva me minus 17 gradë Celsius radhitej e dyta, mot shumë i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit, njofton Alsat-M.

Ndërsa, sot në mëngjes, në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë ishte minus 13 gradë Celsius, në Beograd minus 10, ndërsa pak më e ngrohtë ishte Podgorica me minus 6 gradë Celsius dhe më e ngrohta ishte Tirana me minus 4 gradë Celsius.


Përveç Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa Qendrore.

Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me minus 16 gradë Celsius, në Varshavë dhe Bratislavë ishte minus 14 gradë Celsius, në Vjenë minus 12, në Budapest minus 10 gradë Celsius.

Është interesante se Moska ishte më e ngrohtë nga kryeqendrat e sipërpërmendura, ku u shënua minus 10 gradë Celsius./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori