LAJMI I FUNDIT:

Shkup, hapen dy ekspozita me rastin e 54 vjetorit nga tërmeti katastrofik

Shkup, hapen dy ekspozita me rastin e 54 vjetorit nga tërmeti katastrofik

Me hapjen e ekspozitës “Shkupi – arhiTRANSforma” dhe “Concrete memories” të autorit gjerman, Matias Suman, në Muzeun e Qytetit të Shkupit, u mbyllën aktivitetet e shumta që u organizuan gjatë ditës së sotme me rastin e shënimit të 54 vjetorit nga tërmeti katastrofal i vitit 1963, që shkatërroi qytetin e Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitën “Shkupi – arhiTRANSforma” përmes dokumenteve të prezantuara arikivuese, fotografi dhe rekonstruime të ndërtimeve është bërë skema e objekteve shkollore në Shkup, të ndërtuara në periudhën mes dy luftërave botërore (1918-1941). Ndërsa koncepti në fotografitë e ekspozitës “Concrete memories” është të tregojë zonën qendrore të Shkupit para dhe ndërtesat e shkatëruara pas goditjes nga tërmeti.

Në hapjen e ekspozitave të lartëpërmedura, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, tha se në 54 vjetorin nga tërmeti shkatërrues, qytetarët i përkujtojnë viktamat, aktivizmin e të mbijetuarve, humanitetin, dëmet nga forca e natyrës, modernizimin e tanishëm, si dhe një fillim të ri.

“Në vitin 1963 lajmi për gërmadhat që la tërmeti katastrofik në Shkup u përhap me shpejtësi në publikun botëror dhe humaniteti i botës nuk mungoi. Shkupi mori epitetin qytet i solidaritetit dhe me shpejtësi u zhvillua në një mjedis modern urban”, u shpreh Trajanovski.

Si monument historik për këtë tërmet u ruajt ora e Stacionit Hekurudhor të vjetër të Shkupit. Stacioni hekurudhor u dëmtua gjatë tërmetit dhe më vonë u vendos Muzeu i qytetit të Shkupit. Ora e stacionit të dikurshëm ndaloi së punuari nga goditja e tërmetit saktësisht në orën 05:17 dhe nga ajo kohë kjo orë ruhet edhe sot.

Paraditen e sotme, delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve vendosën kurora lulesh në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik. Ndër aktivitetet e shumta, poashtu edhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit nga ora 09:00 deri në orën 17:00 realizoi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut, në shenjë solidariteti dhe humaniteti, e cila ka mbetur traditë që nga tërmeti i vitit 1963.

Kujtojmë se nga tragjedia që shkatërroi Shkupin humbën jetën 1.070 persona dhe u plagosën 3.000 të tjerë. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa, u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërsa pa kulm mbi kokë mbetën 200.000 persona. Ky qytet u godit nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës Rihter me epiqendër në sheshin “Maqedonia”. Tragjedia ndodhi në 26 korrik të vitit 1963.

Nga tragjedia në Shkup u shqetësua dhe u angazhua mbarë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave nacionale të organizojnë ushqim për fëmijët e Shkupit. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim tek të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në riparimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende iu qasën grumbullimit të ndihmave për Shkupin. Kështu Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori