LAJMI I FUNDIT:

Shkup, FETI organizon ditë të hapura për nxënësit e shkollave të mesme

Shkup, FETI organizon ditë të hapura për nxënësit e shkollave të mesme

Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informative (FETI) sot organizon ditë të hapur për të gjithë nxënësit e interesuar të shkollave të mesme të cilët dëshirojnë të studiojnë në këtë Fakultet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para nxënsëve të shkollave të mesme do të eksponohen eksponate të ndryshme, të cilat dalin nga puna e kolegëve të tyre në laboratoritë e FETI-s, si dhe informatat e nevojshme për regjistrim dhe studim në Fakultet – programet e reja studimore, kushtet për studim dhe regjistrimet, kuotat, transferimi prej njërës në grupin tjetër studimor, participim, bursa”, njoftojnë nga FETI.


Nxënësit do të mund t’i vizitojnë edhe hapësirat dhe laboratoritë e FETI-s, ku mbahet mësimi./Telegrafi/