0Shares

Gjatë ditës së djeshme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë për takim kryetarit të VV-së, Visar Ymerit dhe atij të LDK-së , Isa Mustafës për të biseduar rreth formimit të qeverisë.

Mirëpo Mustafa e Ymeri kanë deklaruar se në takim me Haradinajn do të shkojnë vetëm atëherë kur AAK del nga koalicioni me PDK-në.

Pavarësisht këtyre deklaratave, deputetët të Vetëvendosjes janë parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku edhe është duke zhvilluar takimin Ramush Haradinaj me minoritetet.

Glauk Konjufca, Shqipe Pantina dhe Aida Dërguti janë parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Telegrafi.

Telegrafi ka kontaktuar me Aida Dërgutin për të parë se cila ka qenë arsyeja që ata kanë shkuar në Kuvend, mirëpo e njëjta ka refuzuar të japë përgjigjje.

“Më vjen keq jam duke shkuar me një takim, drejtojuni zyrës për media”, ka qenë përgjigjja e shkurt e Dërgutit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)