LAJMI I FUNDIT:

Shkruan Dastid Pallaska: ​Për “spektaklin” e Edi Ramës dhe keqkuptimet në lidhje me të

Shkruan Dastid Pallaska: ​Për “spektaklin” e Edi Ramës dhe keqkuptimet në lidhje me të

Me pafytyrësinë e një politikani lindor, Edi Rama ofendoi secilin që i bëri pyetje për të cilat nuk kishte përgjigjje. I ofendoi edhe ata që nuk ishin në studio e të cilët duket se ishin përgjegjës për obsesionimin e tij brengosës me portalet.

Me një foto të postuar dje u mundova – me gjasë pa sukses – ta paralajmëroj formatin e orkestruar dhe mungesën e përmbajtjes në “spektaklin” e mbrëmshëm të Edi Ramës.

Fotoja simbolizonte përpjekjen e suksesshme të Edi Ramës për të mbuluar pasiguritë e veta personale dhe mungesën e përmbajtjes me arrogancën e pushtetit.

Në përballjen e mbrëmshme, Edi Ramës nuk i mjaftonte që ishte më i gjati në studio.

Për ta ndier vetën superior ndaj bashkëbiseduesve, Edi Rama ishte vendosur në një podium që shtatit të tij natyral ia kishte shtuar edhe së paku 20 cm. Madje, as ky suplement artificial nuk i kishte dhënë Edi Ramës komforin e duhur për të zhvilluar bisedën i qetë.

Mbrojtjen të cilën nuk ia siguroi dot podiumi i ngritur, Edi Rama e kërkoi dhe e gjeti tek abstenimi i plotë i “moderatori të debatit,” i cili ato pak herë që intervenoi shërbeu si një cenzurues i zellshëm i pyetjeve dhe shtypës i replikës.

Për të mos i lënë asgjë rastit, Edi Ramës i ishte siguruar edhe prezenca e “popullit falemnderues të Kosovës” që – në bazë të koreografisë komuniste – në studio përfaqësohej nga pafajësia studentore që lexonte pyetjet e aprovuara paraprakisht. Në një mjedis të tillë, i vetmi element që mungonte për t’i dhënë “spektaklit” vulën e kultit diktatorial, ishte intonimi i himnit kombëtar si kolonë zanore që do të shoqëronte përgjigjet e Edi Ramës.

Të gjitha këto masa të jashtëzakonshme ishin ndërmarrë jo për ndonjë ballafaqim historik të Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin apo me Vladimir Putinin por për një bashkëbisedim të rastit me disa vdekatar të zakonshëm.

Kushtet nën të cilat u zhvillua debati flasin më shumë për Edi Ramën se sa për bashkëbiseduesit e tij.

Për fatin e tij të keq, as këto kushte nuk i siguruan Edi Ramës qetësinë e mendjes që përgjigjjet t’i ofronte në mënyrë të arsyetuar si dhe me kulturën e komunikimit që dallon burrështetasit nga të tjerët.

Me pafytyrësinë e një politikani lindor, Edi Rama ofendoi secilin që i bëri pyetje për të cilat nuk kishte përgjigjje. I ofendoi edhe ata që nuk ishin në studio e të cilët duket se ishin përgjegjës për obsesionimin e tij brengosës me portalet.

Edi Rama si person nuk është edhe aq i rëndësishëm në këtë debat. Më të rëndësishme janë ambiciet e tij jo të shëndosha për të ngritur veten në piedestalin artificial të liderit historik të shqiptarëve dhe efektet e tyre negative për shtetësinë e brishtë të Kosovës.

Duke qenë i vëmendshëm që “spektakli” i mbrëmshëm la në hije çështjet e ngritura, po i përsërisë pyetjet që i parashtrova mbrëmë dhe që mbetën pa përgjigjje:

1. Pse Edi Rama në Beograd u lëshua në diskutim thelbësor për çështjen e “Trepçës” një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës e kishte mbyllur këtë çështje të brendshme me miratimin e një ligji?

2. A e legjitimoi Edi Rama platformën e Beogradit për “zgjidhjen e problemit të Kosovës” kur çështjen e “Trepçës” e hapi në kontekstin e pajtimit historik ndërmjet Shqiptarëve dhe Serbëve apo kur një projekt multilateral si autostrada Nish – Prishtinë – Durrës e zbriti në nivel bilateral me Serbinë sikur Shqipëria dhe Serbia të ishin vende fqinje?

3. Cila është dobia politike e ngritjes së marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Serbi në nivelin më të lartë të mundshëm nëse qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj Kosovës janë çështje e hapur ndërmjet dy vendeve?

4. Pse Edi Rama nuk ka kushtëzuar asnjëherë përmirësimin e marrëdhënie bilaterale të Shqipërisë me Serbinë – përfshirë edhe iniciativën për rritjen e shkëmbimit tregtar – me plotësimin e ndonjë kërkese që Kosova ka ndaj Serbisë, si për shembull zhbllokimi i projektit të interkoneksionit apo lejimi i marrjes së kodit telefonik ndërkombëtar, për të përmendur më të parëndësishmet?

5. A po mundohet Edi Rama që dështimet e tij në politikën e brendshme – që aktualisht po manifestohen edhe me lulëzimin e “industrisë” së kanabisit – t’i kompensoi me suksese virtuale në skenën ndërkombëtare duke u paraqitur si i vetmi lider që mund të pajtojë Shqiptarët dhe Serbët?

6. A po e keqpërdorë Edi Rama pamundësinë e udhëheqjes së Kosovës për ndërtimin e konsensusit të brendshëm mbipartiak që nga viti 2014 për të shndërruar veten si adresë e detyrueshme e faktorit ndërkombëtar për të “zbutur” nacionalistët e padëgjueshëm në Kosovë?

7. A po e përvetëson Edi Rama fitoren e madhe ndaj Serbisë që u arrit në Kosovë si sukses personal kur në Beograd po paraqitet dhe sillet si fitues i luftës së Shqiptarëve ndaj Serbëve?

Nuk ka skenografi që mund të lehtëson adresimin e këtyre pyetjeve. Rrjedhimisht, nuk është çudi që Edi Rama kërkoj dhe gjeti strehë tek ofendimet për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga këto pyetje.

Në fund, më duhet të pranoj që Edi Rama doli fitues në “spektaklin” e mbrëmshëm. Ai ishte fitues në një fushë ku ishte garuesi i vetëm, në fushën e ofendimeve dhe popullizmit të cilat janë dhe mbesin streha e fundit e secilit frikacak.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori