0Shares

Dylli i veshit është një proces natyral pasi që roli i tij është të ruaj brendësinë e veshit nga bakteret dhe pluhuri.

Sidoqoftë, shumë njerëz e konsiderojnë dyllin e veshit si një gjë të fëlliqur dhe të padobishëm, prandaj edhe e heqin atë vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pastrimi i dyllit të veshit ka efekte të këqija pasi që shkopthat e pambukut, që përdoren për heqjen e dyllit, vetëm sa i shtyjnë bakteret në brendësi të veshit. Kjo shkakton që personat të kenë dhimbje në vesh, probleme me sinus, dhimbje koke, e në disa raste edhe marramendje.

Fatmirësisht, një doktor e ka gjetur zgjidhjen natyrale për këtë.

Dr. David Hill, thotë se një sasi e uthullës dhe alkoolit janë të përsosura për heqjen e dyllit.

Krejt çfarë duhet të bëni është t’i përzieni ato dhe t’i futni në vesh për 60 sekonda.

Përzierja e këtyre produkteve i pastron veshët dhe nuk sjell pasoja, siç sjellin shkopthat e pambukut. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)