LAJMI I FUNDIT:

Shkolla për liderë të rinj e kryetarit Ivanov mbahet për të tetën herë

Shkolla për liderë të rinj e kryetarit Ivanov mbahet për të tetën herë

Në Shkollën për liderë të rinj, që me iniciativë të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të mbahet në Ohër prej 21 deri më 31 gusht pritet të marrin pjesë gjithsejt 40 pjesëmarrës dhe 22 ligjërues nga Maqedonia, BE, SHBA dhe Kina.

Siç njoftojnë nga kabinebti i kryetarit, përcjell Telegrafi Maqedoni, qëllimi i kësaj shkolle është t’ju mundësojë të rinjve të talentuar dhe inovativë nga Maqedonia t’i avancojnë dhe shtojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë aftësitë udhëheqëse dhe krijuese nëpërmjet ligjeratave dhe trajnimeve nga sfera e udhëheqjes dhe menaxhimit.


Ndër ligjëruesit e Shkollës për liderë të rinj janë ish-kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, drejtori gjeneral i ‘TAV Aeroporte’, Sani Şener, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, stefan vodenicharov, dekani i kolexhit Schwarzman pranë universitetit Tsinghua, David Pan, profesori nga shkolla Wharton pranë universitetit Pennsylvania, Gjorgjia Petkovski si dhe një nga ekspertët kryesorë të biznes menaxhmentit, David Goldsmith.

Edhe shkolla e tetë për liderë të rinj përkrahet nga Fondacioni Aleanca për Civilizime dhe në të do të ligjërojnë edhe persona eminentë nga Zvicra, Norvegjia, Austri, etj./Telegrafi/